Zbardhen pagesat për regjistrimin e truallit të objekteve të ndërtuara deri në vitin 1991

0
170

Zbardhen çmimet e reja për regjistrimin e truallit të objekteve të ndërtuara deri më 10.8.1991. Dje është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi më i fundit i qeverisë, nëpërmjet të cilit ndryshohen një sërë procedurash për regjistrimin dhe kalimin e pronësisë së këtyre objekteve, kur nuk posedohet akt fitimi pronësie. Në vendimin e datës 16.11.2016, i cili ka marrë fuqi ligjore që ditën e djeshme, janë bashkëngjitur dhe çmimet për kalimin në pronësi të truallit, në varësi të sipërfaqes së këtij të fundit. Bëhet fjalë për rastet kur procedura e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, sipas këtij vendimi, ka nisur me kërkesë të përfituesit, ose jo. Sipas vendimit të qeverisë, çmimet për truallin që kalon në pronësi do të variojnë sipas sipërfaqes së këtij të fundit. Kështu, për një sipërfaqe trualli deri në 100 m2, pronari që kërkon certifikatën e pronësisë do të duhet të paguajë 200 mijë lekë të rinj; për një sipërfaqe nga 101 m2-200 m2 do të paguhet 300 mijë lekë; për një sipërfaqes nga 201 m2-300 m2 do të paguhet 400 mijë lekë, për një sipërfaqe nga 301 m2- 400 m2 do të paguhet 500 mijë lekë, për një sipërfaqe nga 401 m2-500 m2 do të paguhet 600 mijë lekë. Brenda 30 ditëve, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave do të duhet të nxjerrin udhëzimin e përbashkët për pagesën e tarifës së shërbimit, për llogari të institucionit të autorizuar.

 Kur procesi nis me kërkesë

Në rast se shqyrtimi i kërkesës në institucionin e autorizuar është iniciuar me kërkesë të individit, institucioni i autorizuar, brenda 7 ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, por përpara nënshkrimit të aktit përfundimtar të kalimit të pronësisë dhe dërgimit të tij për regjistrim, njofton zyrtarisht kërkuesin për vlerësimin pozitiv të kërkesës, si dhe për detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e truallit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë. Në njoftim jepen të dhëna për kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e pasurisë objekt kalimi në pronësi, të shoqëruar me genplanin dhe planimetrinë përkatëse. Kërkuesi, me marrjen e njoftimit, paguan në numrin e llogarisë së caktuar, për llogari të fondit të kompensimit të pronave, kundërvlerën në lekë për sipërfaqen e truallit që do të kalojë në pronësi të tij. Vlera në lekë që do të paguhet nga kërkuesi për kalimin në pronësi të truallit.

Kur procesi nis pa kërkesë

Në këto raste, përpara pajisjes me certifikatë pronësie, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, brenda 7 ditëve nga administrimi i akteve është e detyruar të njoftojë subjektin përfitues, për të bërë pagesat e duhura. Njëra është pagesa e tarifës së shërbimit, për llogari të institucionit të autorizuar, në numrin e llogarisë bankare të këtij të fundit. Masa e tarifës së shërbimit caktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Drejtësisë. Një tjetër pagesë që do të kryejë ky përfitues do të jetë dhe çmimi për kalimin në pronësi të truallit. Kërkuesi, me marrjen e njoftimit, paguan në numrin e llogarisë së caktuar, për llogari të Agjencisë së Trajtimit të Pronës për fondin e kompensimit të pronave, kundërvlerën në lekë për sipërfaqen e truallit që ka kaluar në pronësi të tij, sipas vendimit të institucionit të autorizuar, pagesë kjo e cila i referohet aneksit nr.3, bashkëlidhur këtij vendimi. Vetëm pas administrimit të dokumentacionit bankar që vërteton kryerjen e këtyre pagesave, zyra e regjistrimit, nëse nuk ka vërejtje apo kundërshtime të tjera, do të vijojë me shqyrtimin e praktikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here