Tabaku: Gëzuar ditën e pavarësisë së Tiranës

0
157

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka uruar ditën e pavarësisë së Tiranës dhe shpreh mirënjohje për të gjithë personalitet që morën pjesë në ngritjen e flamurit në kryeqytet.

Nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook, Tabaku shprehet: “Gëzuar 26 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Tiranës. Një festë që shumë familje të vjetra tiranase e kanë festuar me krenari edhe në ditët e errëta të diktaturës”.

“Mirënjohje dhe respekt të vecantë familjeve të Fuat Bej Toptani, Refik bej Toptani, Abdullah Gjinali, Xhelal Toptani, Myderiz Sulejmani, Sheh Ahmet Pazari, Jusuf Aqif Banka, Myderiz Hyseni, Myslym Beshiri, Selim Petrela, Papa Nikolla Papajani, Ismail Ndroqi dhe Nikollë Nishku që ngritën Flamurin në Tiranë”, shkruan Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here