Protestuan kundër impiantit duke bllokuar aksin rrugor Lushnje-Fier, procedohen 5 banorë të Mbrostarit

0
132

Policia e Fierit ka proceduar penalisht pesë persona, banorë të Mbrostarit të cilët ditën e djeshme morën pjesë në protestë duke bllokuar edhe aksin rrugor Lushnje-Fier.  Sipas policisë protesta ishte e paligjshme duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve.

Personat e proceduar janë: 

  1. A.G, 51 vjeç,
  2. G.V, 51 vjeç,
  3. Sh.V, 49 vjeç,
  4. S.T, 50 vjeç,
  5. G.M, 17 vjeç, të pestë banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

“Këta shtetas më datën 25.11.2016, ora 10:30, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vëndin e quajtur “Mbrostar Ura”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit në rrugë nacionale”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga Nenet 262/2 dhe 293 të Kodit Panal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here