Ka diçka që nuk shkon me këtë foto. E gjen kush?

0
219

Një fotografi e një mali pranë një liqeni ka krijuar konfuzion online, falë iluzionit të saj enigmatik optik.

Maja e fotografisë, që u publikua në internet nga një fotograf, duke sikur një pozë e bukur e qiellit të natës mbi male, me yje dhe galatika vezulluese në ngjyrë të thellë blu.

Por, kur ia hidhni sytë poshtë fotografisë për të parë reflektimin në ujë, është ditë, transmeton Gazeta Express.

Çfarë po ndodh? E pra, kjo foto ka hutuar mjaft disa njerëz.

Duhet ta pranojmë se edhe neve na u deshën disa minuta për ta kuptuar, por nëse i shikoni pemët në skajin e ujit, sigurisht do ta vëreni.

Kevin Wolf, një prodhues filmash nga San Francisko, e bëri këtë foto mahnitëse në Parkun Kombëtar ‘Yosemite’ të Kalifornisë.

Ai e përshkroi foton me këtë përshkrim: “E rrotullova foton kokëposhtë për shkak se rëra nën lumë duket si yje”.

Kur Kevin e publikoi fotografinë në Reddit, duke e shfaqur foton me kokëposhtë, ajo u bë hit dhe mori shumë vota për ta dërguar foton në krye të faqes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here