Itali/ 43-vjeçari shqiptar vdes në punë, kolegu e shtyp me makinerinë pirun

0
192

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Ngjarja ndodhi në në Fossano, ku shqiptari me inicialet G. R., ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në ish-uzinën “Radici” në rrugën “Vëllezërit Cairoli” në Cremona.

Shkaqet e këtij aksidenti në punë që i mori jetën shqiptarit janë ende të paqarta, por sipas hetimeve të para dyshohet se 43-vjeçari u shtyp aksidentalisht nga një pirun, i cili drejtohej nga kolegu i tij.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke punuar rikonstruksionin e një ndërmarrje tekstili në momentin kur ndodhi ngjarja. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por nuk arritën të mbajnë të gjallë 43-vjeçarin.

Për arsyet e ngjarjes po vijojnë hetimet, por pista kryesore është ajo e shtypjes nga piruni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here