Fakte të reja për Astrit Deharin: Mbërriti i gjallë në urgjencë

0
202

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari bëhet edhe më e mistershme. Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura publikon një tjetër raport, i cili dëshmon se Dehari është dërguar me shenja jete në emergjencvë, ndërsa kjo e fundit kishte deklaruar se erdhi i pajetë.

Pas konkluzioneve të Prokurorisë së Kosovës e bazuar në ekspertizën mjeko­ligjore, e cila thekson se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, është Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura, e cila publikon një tjetër raport për rrethanat e humbjes së jetës të aktivistit të Vetëvendosjes me fakte që bien në kundërshtim me faktet e publikuara.

Xhelal Sveçla, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për Ora News zbulon detajet e raportit. Xhelal Sveçla: Thotë se ndihma mjekësore e dhënë në këtë rast nuk është profesionale. Në deklaratën e infermieres, e cila thotë se ajo Astritin e ka gjetur me puls dhe rrahje normale, kurse urgjenca thotë se Astritin e ka pranuar pa sheja jete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here