Bashkia Tiranë me dy kryetarë, problemeve u erdhi fundi!!!

1
225

Një kryetarë për ditën, një për natën, metropoli gjen shpëtimin apo do të rrënohet më shumë?

Anesti Barjamemaj

Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana ka më shumë se një vit që po drejtohet nga kryetari i ri Erion Veliaj. Në fushatën e majit të një viti më parë kryetari në detyre premtoi se do ta bënte një qytet modern dhe më të pastër. Koha po kalon por ndryshimet reale nuk po ndjehen ende në përditshmërinë e qytetarëve. Sot në Tiranë përballesh më një sërë problemesh, përveç atyre që kanë qenë të trashëguar në vite, tani janë shtuar edhe  të tjera.  Kryeqyteti i Shqipërisë mbetet i tillë vetëm nga emri pasi realiteti flet ndryshe. Qytetarët në një ditë të zakonshme përballen çdo orë me probleme nga më të ndryshmet.

Problematikat e kryeqytetit

Trafiku është një problem shumë i madh i cili është shtuar shumë kohët e fundit. Që në orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje vonë çdo drejtues mjeti përballet më një radhë të madhe makinash dhe për këtë arsye vonesat janë shumë të mëdha. Një prej arsyeve për trafikun e rënduar është edhe përdorimi pa kriter i makinave, por arsyet e tjera janë për faj të keq drejtimit të bashkisë. Erion Veliaj që në ditët e para të drejtimit të Tiranës premtoi se do ta shndërroj atë në qytet Evropian. Për të jetësuar mendimet e tij ai filloi me rregullimin e rrugëve, unazën e vogël dhe ridimensionimin e sheshit Skënderbej. Mania e tij për të bërë sa më shumë punë njëherësh ka krijuar një kaos prej disa muajsh në rrugët e Tiranës. Bllokimi dhe ngushtimi i shumë rrugëve (të cilat janë bërë pa plan), kanë bërë që të devijohet shumë trafiku. Duke qenë se tiranë ka rrugë shumë të ngusha rrymat e mëdha të makinave nuk përballohen dot. Nga trafiku i shumtë është shtuar edhe një problem tjetër në Tiranë , ndotja e ajrit. Tirana vazhdon ende të ulë  pozicionet e saj në renditjen e qyteteve më të ndotura.

Pastrimi i qytetit është një problem tjetër. Edhe në këtë rast faji ndahet përsëri, te banorët të cilët hedhin mbeturinat jashtë koshave dhe bashkia e cila nuk i pastron në kohën e duhur. Gjatë një vëzhgimi më shumë se një mujor kemi konstatuar se kazanët e plehrave vuajnë nga mos pastrimi nga ana e bashkisë. Plehra në çdo rrugë dhe në çdo cep pallati, por përsëri asnjë punonjës nuk i pastron.  Përmbytjet gjatë ditëve me shi, janë një problem shumë madhor për të gjithë banorët. Jo më larg se dy javë Tirana u përfshi nga reshje të shumta shiu që sollën një katastrofë në rrugët e qytetit. Çdo rrugë dhe rrugicë ishte nën ujë për orë me radhë, por përsëri ndërhyrjet ishin të pakta. Bllokimi i pusetave nga mos pastrimi shkaktoi një kaos dhe shumë shtëpi e biznese u përmbytën. Shumë mallra u prishën dhe shumë para shkuan dëm.  Por këto nuk janë të vetmet probleme në Tiranë pasi ka edhe shumë të tjera si; qentë e rrugëve, të cilët nuk po gjejnë një zgjidhje. Vijat e bardha dhe semaforët që nuk punojnë, të cilët janë një burim aksidentesh. Trotuaret e ngushta (dhe në shumë raste mungojnë fare) janë një problem tjetër që shqeton banorët e shumtë. Por për të zgjidhur këto probleme dhe shumë të tjera Erion Veliaj ka menduar një ide gjeniale, Tirana së shpejti do të jetë me dy kryetar.

Kryetari për natën zgjidhja e problemeve

Ditën e djeshme kryetari bëri një deklaratë që i habiti të gjithë. Ai tha se Tirana së shpejti nuk do të ketë vetëm një kryetar, por dy të tillë. Sipas Veliajt , kryetari iri do të jetë për turnin e tretë (do të jetë roja e Tiranës). Në direktivat që ai tha kryetari i ri do të shikonte mbarëvajtjen e punëve që bëhen natën (punët që bën bashkia jo ato që bën njerëzia). Në pamje të parë kjo duket një zgjidhje cila do ti jepte fund shumë problemeve, por mund të bëhej edhe një precedent për të gjitha bashkitë e tjera. Duke marrë shembullin e kryeqytetit të gjitha bashkitë do të bëheshin me dy kryetar, por do të rritej shumë buxheti i shtetit (gjë që nuk përbën problem pasi lehtësisht mund të vendosej një taksë e re për të mbuluar këto shpenzime).   Por kryetari i natës nuk mund të zgjidh asnjë problem pasi janë shumë arsye që ndikojnë negativisht. E para është ndriçimi, Tirana nuk është e ndriçuar në çdo rrugë dhe kryetari i ri nuk mund ti shikoj të gjitha. Por mund të zgjidhet duke i parë problemet ditën dhe ti rregulloj natën (përsëri do të këtë probleme sepse do të jetë pa gjumë dhe nuk do të jetë shumë produktiv),  do marrë rrogën pa punuar shumë (e cila do të paguhet nga populli dashamirës). Një problem tjerët është te stafi i pakët. Kryetari i ditës ka më shumë staf  dhe nuk po zgjidh dot problemet (ndërsa kryetari i natës duke pasur më pak staf nuk do të mund zgjidh asnjë problem).

Kryetari i natës edhe nëse do të dojë që të zgjidh problemet nuk do të mundet, pasi ai nuk do që të dëshiroj të dalë përpara kryetarit të ditës. Erion Veliaj nuk do ja lejoj vetes që kryetari i natës të zgjidh më shumë probleme se ai. Prandaj si një xhentëlmen kryetari i natës do ti lë më shumë hapësira atij të ditës që të lavdërohet në shumë nga publiku. Kjo është arsyeja e dytë që nuk do të funksionoj modeli me dy kryetar (jo se nuk do të jetë i aftë, por sepse Veliaj nuk do ja lejoj vetes që t’ja kaloj ai që punon pa drita).

Eksperimenti që po pritet me shumë ankth

Kjo nismë duket se është pritur më shumë ankth nga publiku i gjerë (pasi ka parë shumë eksperimente, kërkojnë të shohin edhe një këtë veprim nga ana e kryetarit të tyre). Veliaj ka më shumë se një vit që po bën eksperimente duke ndryshuar çdo ditë stacionet e urbanëve, taksat, drejtimin rrugëve dhe pritet që të ndryshoj edhe orarin e lindjes se diellit (pasi do vendos një kryetar për natën.  Kryetari i ri pritet që  të mos këtë as nënë kryetar, as këshilltar, as kamera që  ti reklamojnë punën dhe asgjë tjetër ( pra pritet që të jetë një fasadë e radhës). Në ditët në vijim mijëra qytetarë që janë në ankth dhe në pritje do të mund të marrin vesh se kush do të kujdeset për ta në orën që nuk ka diell. Kush do të jetë ai që do rri tërë natën zgjuar (disa orë do kalohen edhe ne gjumë pasi dimri ka net të gjata dhe të ftohta). Cili do t ë jetë ai që do punoj, që kur të gjithë të zgjohen çdo gjë të jetë gati (vetëm mëngjesit të krevati gjithsecilit nuk mundësohet). Qytetarët së shpejti do të mësojnë se kë qytetar do të paguajnë më taksat e tyre (por bashkia do të kujdeset këtë herë që të mos vendos një taksë më emër absurd që të duket sikur e merr për hall).

Krizë për identitet apo një show i radhës

Kjo nismë nga dikush u përqafua dhe nga dikush u përbuz. Për këtë nismë dikush e mbështeti dhe dikush e mallkoi. Kjo është një nismë shumë e mirë, por ka vetëm një problem, mos vallë këtë Erion Veliaj e bën vetëm për show, apo nga rënia e popullaritetit.  Për show nuk mund ta bëj pasi ai çdo ditë po bën një gjë të tillë ( jo se ai do por është një showmen i lindur). Për sa i përket krizës së identitetit ai ka treguar që të gjithë e duan (pasi në kronika dhe foto të gjithë kërkojnë që të puthin dhe askush nuk e shan). Zyra e shtypit e bashkisë punon shumë fortë dhe tregon që popullariteti i tij është rritur (por në çdo rrugë dëgjon mallkime për problemet e shumta).  Këto mallkime janë me dashamirësi pasi nuk se për çfarë ta shajnë dhe e mallkojnë për të prish syrin e keq. Zgjidhja për kryetarin e natës është një zgjidhje shumë e mirë (pasi do të këtë një konkurrencë mes të dyve), por përsëri skepticizmi duhet të ekzistoj. Por në fund duhet ti japim një shanc, mbase qëllon çun punëtor dhe kujdeset vërtet(më shumë për vete sesa për Tiranën).

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Po a ka kontroll se ku i gjen hajdut mashtruesi LAL ERI keto leke per keto sajime ndertimi dhe per nje hajdut te ri per naten.O Ed e shkaterove kete shtet !!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here