Të jesh apo të dukesh

0
292

Nga Brikena Bogdo

Përgjatë karrierës politike, Edi Rama ka përcaktuar saktësisht, psikën politike të shqiptarëve. Shqiptarët, sipas tij, nuk votojnë pro, por votojnë kundër pushtetit dhe pushtetarëve. Sot, ai ka prekur pushtetin dhe shqiptarët nuk po dëgjojnë çfarë po thotë Basha, por i kanë sytë, se çfarë po bën Rama. Ai po ndjek politikën më të gabuar, shoë-politikën, “to be, or not to be”, eshte transformuar në, “te jesh, apo te dukesh”. Por, a mjafton shoë-politika për të ndryshuar këtë psikozë të shqiptarëve, të votojnë kundër? Jetojmë në një botë, që gjithmonëe më shumë, po shndërrohet në fiction, dukje, imazhe, mirazhe, apo realitete-irealitete, në të njëjtën kohë, dhe në të njëjtën vend.

Edhe politika, kryesisht ajo shqiptare, po ndjek këtë trend, fiction-politikën, mirazh-politikën, shoë-politikën. Por, shoë-politika mund të të kthehet në boomerang. Varfëria dhe papunësia ndihet në urinë e përditshme, në të ftohtin e përditshëm, në boshin e mendjes dhe të shpirtit. Varfëria ndihet, deri në kockë. Dhe kjo varfëri nuk mbushet me imazhe dhe mirazhe, as me shoë dhe luftra kundërshtarësh politikë. Pikërisht, për këtë, shqiptarët, me shumë gjasa, do të vazhdojnë të votojnë kundër alternativës qeverisëse, jo një alternative progresiste.

Shqipëria jeton, sot, në një dimension të dyfishtë. Ajo reale, që iu përket njerëzve të thjeshtë dhe ajo fantastike, që jetohet nga Rama dhe shpura e tij qeverisëse, të cilët nuk kuptojnë që ka diferencë, midis fantazisë dhe realitetit. Por, e dhimbshme është fakti, që faturën e paguajnë vetë shqiptarët. Fals është, të thuash që kemi dalë nga kriza dhe gjithçka po shkon, në drejtimin e duhur. Tashmë, e kuptojmë se, sa larg është politika nga  realiteti dhe fjala optimizëm është, aq larg, sa një i sëmurë, që vuan nga fantazitë hënore.

Sipas Bankës së Shqipëriam vendi mbetet më i kërcënuar nga skamja ekstreme, ndër ekonomitë e ngjashme, në rajon, pasi një pjesë shumë e madhe e familjeve i kanë të ardhurat shumë më të ulëta, se sa ato të vendeve të tjera. Më konkretisht, sipas shifrave të Bankës Botërore, në Shqipëri, mbi 32.1% e popullsisë jeton me, më pak se 5 dollarë, në ditë. Në vendet e tjera fqinje, popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë, në ditë, varion nga 2%, në Bosnje, deri në 23.86%, në Maqedoni. Të dhënat e Bankës konfirmojnë edhe një here, se progresi i Shqipërisë, në luftën ndaj skamjes, ka ngecur e madje disa tregues janë përkeqësuar. Disa ekspertë ngrenë shqetësimin se niveli i varfërisë është rritur edhe pas vitit 2012, për shkak të ngadalësimit të mëtejshëm të ekonomisë, në 2013-ën, por edhe masave shtrënguese, të ndërmarra më vonë, jo vetëm në politikat fiskale, por edhe tregun energjetik. Që prej 2012-ës, INSTAT-i nuk jep asnje statistikë për varfërinë dhe papunësinë. Kjo, së paku, tregon që, në mos ka ecur më keq, asgjë nuk ka ndryshuar për mirë, përpos slloganeve dhe demagogjive, përgjatë shoë-t mediatik. Për sa i përket papunësisë, në Shqipëri, e vetmja e dhënë nga INSTAT-I, është tremujori i tretë i vitit 2015, e cila kishte arritur 17.5 %.

Në foltoren e parlamentit, Rama akuzoi opozitën, që na kishte gëlltitur pula, përgjatë kohës së qeverisjes. Por, me sa duket, në atë periudhë, paska patur pula për t’u gëlltitur. Ndërsa tani. njerëzit po hanë vetëm puplat. Problemi është se ky kryeministër ka spostuar shënjestrën e armiqve dhe tradhëtarëve. Sot, armiku kryesor është varfëria, që po prek nivele ektreme. Këto nuk lënë shtigje për demagogji, por janë fakte, që po çojnë në faliment të gjithë strategjinë e kësaj qeverie, për t’ua marrë të pasurve dhe për t’ua dhënë të varfërve.

Demagogjia politike t’ua marrim të pasurve, t’ua japim të vafërve, u provua në kurrizin e shqiptarëve, me një varfërim drastik ekonomik, dhe kulmoi me dubël-standardin në qëndrimin ndaj saj. E thënë nga Rama, përgjatë fushatës elektorale, në vitin 2013, ishte progresuese, apo antivarfëri. E thënë nga Blushi, së fundi, ishte Robin Hood-iane, por i “kohëve moderne”.

Lufta antikorrupsion është shoë më i bukur, ofruar shqiptarëve. Fair-politika, apo shërbimi on-line, është fiction-i më abuzues. Një nga pacientët e shumtë të QSUT-së, se fundi, aplikon në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, për konsultë mjeksore, on-line, sipas rregullave të reja të Tilindjes. Harxhon një kohë të konsiderueshme për të shkruajtur të dhënat. Sa vendos gishtin tek ”enter”, ikin dritat. I jep kohë dritave të vijnë, i jep kohë kompjuterit të hapet, rishkruan nga fillimi të dhënat, cakton orarin që dëshiron, mjekun që dëshiron. Aleluja, paskemi arritur në Europë. Shkon në spital, në orën e duhur, por jo. Të kërkohet që të aplikosh nga fillimi “on-live”.

-Emrin të lutem – kërkon recepsionistja. E kam dhënë on line, ithotë pacienti. Recepsionistja qetë-qetë, ngadalë-ngadalë vazhdon të marrë të dhënat, mbiemrin të lutem, numrin e celularit të lutem, llojin e sëmundjes të lutem etj, etj, etj. Qetësia e recepsionistes është në antipod me nervozizmin e pacientit, cili kishte shpenzuar mjaftueshëm kohë on-line. Por, shkaku kryesor i nervozizmit të pacientit ishte fakti, që doktori për të cilin ai kishte aplikuar on-line, vizitonte pacientët në QSUT, vetëm një orë, në javë. Mund të vazhdosh, i thotë recepsionistja përsëri shumë e qetë, doktori është në katin e dytë. Pas burokracive të pafund, të disa ditëve me radhë, për të marrë rekomandim nga mjeku i lagjes, rekomandim nga poliklinika qëndore. Vrapon I shkreti pacient aty ku shkruhej kati i dytë me dëshpërim të kapë doktorin në zgrip të kohës. Por jo, Mbas sorrollatjesh të pafund, doktori ishte në katin e parë. Ndërkohë, që orari i përcaktuar te mjeku kapërcen, pa u mundësuar takimi “alla Europë”. Rilindja të ka vjedhur, përveç xhepave, edhe kohën, një herë on-line, dhe një herë on-live, për të të shkatërruar përfundimisht qëllimin final, takimin me mjekun. Nuk u mundësua takimi me mjekun, ja ku të vodhi dhe frymën. Ky është takimi me Rilindjen, vjedhje xhepash, vjedhje kohe, vjedhje fryme. Konkluzioni: varfëri shumë-dimensionale? Aspak. Kjo nuk ka rëndësi për Rilindjen. Rëndësi kanë imazhet dhe mirazhet, qoftë edhe të rreme, në kohra rilindjesh. Në kohrat e kolerës, rëndësi ka të dukesh, jo të jesh.

Taktika e politikës është të luajë, nëpërmejt shoë-t politik, me ndjeshmërinë e qytetarëve, për ndershmëri politike. Benedetto Croce shkruan, se “kërkesa idiote për ndershmëri, në jetën politiken është ideali, që gjallëron shpirtërat e të gjithë budallenjve”. Në terma më të drejtpërdrejta shprehet Napoleoni: “Ndershmëria, është çertifikata e budallait”. Në fakt ndryshe nga Napoleoni, Benedetto Croce, nuk dëshironte t’i bënte apologji pandershmërisë, por të ndërgjegjsonte, që ndershmëria, në vetvete, nuk është e mjaftueshme që të zgjidhë të këqijat e politikës, e cila ka gjithmonë nevojë për masa, pikërisht politike. Kjo, për shkak se, Croce e shikon nga jashtë politikës dhe i papërfshirë në interesat politike, për pushtet. Napoleoni ishte pjesë e politikës, duke e parë nga brenda kornizës politike, problemin thelbësor (raportin ndershmëri-hajdutëri politike).

Ky raport i shtrembëruar, me kah negative nga hajdutëria politiko-ekonomike është thelbi i krizës aktuale, që ka përfshirë rruzullin, por kryesisht qeveritë e majta, që nuk shkëputen pikërisht nga demagogjitë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here