Pas largimit të Briseidës, largohen dhe mobiljet nga Tatimet

0

“Para disa ditësh në oborrin e Drejtorisë së Tatimeve janë parë një grumbuj me mobilie të cilat dukeshin që ishin nxjerr nga zyrat”

Loading...

Brisejda Shehaj pas largimit nga drejtoria e Tatimeve provoi një aventurë tjetër, duke u zhvendosur në Ministrisë së Ekonomisë. Në këtë dikaster, ajo mbajti postin e zëvendës ministres, por as kjo aventurë nuk ishte e gjatë. Ditën e djeshme për arsye shumë personale, ajo dha dorëheqjen duke tronditur edhe një herë opinionin publik. Por ky lajm nuk kishte aq rëndësi para lajmit ku ajo u largua nga posti i drejtoreshës së tatimeve. Largimi i saj duket se ka sjell shumë pasoja në këtë drejtori. Para disa ditësh në oborrin e Drejtorisë së Tatimeve janë parë një grumbuj me mobilie të cilat dukeshin që ishin nxjerr nga zyrat. Kolltuqe, tavolina dhe shumë lloje të tjera kishin mbushur të gjithë hapësirën e oborrit. Nga fotot lindin disa pyetje të cilat nuk mund të marrin përgjigje. Pyetja e parë është pse janë ndryshuar këto mobilie? A nuk ka pasur shije Brisejda Shehaj për arredimin e zyrave (ose zyrës së saj) që drejtoresha  e re ka bërë këto ndryshime? A janë bërë të ditura fondet e arredimit të ri apo jo? Këto mobilie janë nxjerr nga zyrat apo thjesht banorët lagjes aty afër kanë qenë ata që kanë bërë arredimine ri të shtëpisë dhje nuk kishin hapësirë tjetër që të vendosnin mobiliet e reja?  Nga të gjitha këto pyetje vetëm disave mund tu japim përgjigje pasi informacioni është shumë i pakët.  Duke marrë pyetjet me radhë përgjigjet do të ishin këto. Mobilet janë ndërruar pasi drejtoresha e re do që të lë edhe ajo një gjurmë në drejtimin e saj. Duke qenë se paraardhësja bëri shumë reforma nuk i ka lënë shumë hapësira në këtë drejtim dhe ajo po mundohet që të tërheq vëmendjen me diçka tjetër.  Sa i përket shijes së Brisejdës nuk mund të flasim sepse vepra që ajo la flet me shumë se fjalët. Për fondet nuk kemi informacion pasi nuk kanë dalë ende bilancet e vitit. Por tani që zonjusha Shehaj iku edhe nga Ministria e Ekonomisë, lind një pyetje tjetër: A do të kenë fatin e Drejtorisë së Tatimeve zyrat, që ajo la bosh ditën e djeshme?

 

Loading...

Lini nje pergjigje