Kotzias: Politikanët shqiptarë financohen nga trafiku i drogës

0
229
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka renditur Shqipërinë në vend të parë në botë, për sa i përket prodhimit të drogës. Ai ka akuzuar politikanët shqiptarë se financohen nga trafiku i drogës.
Akuza të forta vijnë nga Ministri i Jashtëm i Greqisë. Sipas Nikos Kotzias shumë prej politikanëve shqiptarë financohen nga aktivitetet e kultivimit të drogës. Duke folur nga Selaniku, ai ka dhënë edhe rekomandime për Tiranën zyrtare.
“U kemi thënë që të marrin rrugën për anëtarësim në Bashkimin Europian, që me kaq zemërgjerësi iu dha statusi në të kaluarën. Do të duhet të implementojnë politika kundër krimit të organizuar dhe të luftojnë drogën, sepse është vendi i parë në botë për prodhimin e drogës dhe shumë politikanë ndoshta financohen nga ky aktivitet”, tha Ministri i Jashtëm grek.
Më tej duke folur për mardhëniet Athinë-Tiranë, kreu i diplomacisë greke nënvizoi se elita politike shqiptare ka treguar qartë shenja nacionalizmi të tepruar. “Edhe refuzimi i tyre për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, është tregues i kësaj tendence”, është shprehur Kotzias përpara audiencës.
Në Janar fillon zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e Qershorit. Ne u kemi rekomanduar që në atë periudhë t’i ulin tonet, të kufizojnë nacionalizmin dhe të respektojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe konventat që parashikojnë një sërë të drejtash për minoritetin autokton grek në Shqipëri”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek.
Këto deklarata të Kotzias vijnë pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për televizionin grek Skai, ku sqaroi çështjen e prishjeve të banesave në Himarë dhe kërkoi nga Greqia që të heqë ligjin e luftës.
Mes kryeministrit shqiptar dhe autoriteteve greke ka pasur shumë replika kohëve të fundit, që janë nxitur nga deklaratat e dy palëve. Pavarësisht se Rama dhe Kotzias kanë theksuar se dëshirojnë një mardhënie të qetë Shqipëri-Greqi, deklaratat e fundit të tyre krijojnë më shumë tension.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here