“Asgjë e re në deklaratën e Kirschbaum”

0
196

Pas deklaratës së Kirschbaum, Top Channel kontaktoi me burime qeveritare pranë Kryeministrit dhe pranë Ministrisë së Integrimit.

Asnjë prej burimeve nuk pranoi të citohej zyrtarisht, sidomos në kohën kur kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjendet pikërisht në Gjermani me kreun e Bundestagut, ndërsa ministri i Jashtëm Bushati sapo është kthyer nga Berlini në takim me homologun Shtajnmajer.

Kryeministri Edi Rama të hënën do të takohet në kryeqytetin gjerman me Kancelaren Merkel, takim i cili merr një vlerë tjetër pas bombës që deputeti i linjës populiste të partisë së saj deklaroi në Tiranë.

Por burime nga Ministria e Integrimit i thanë Top Channel se në deklaratën e Kirshbaum nuk ka asgjë të re dhe pavarësisht radhitjes nga pesë, në shtatë pritshmëri, gjithçka ai tha është në progres raportin e vitit 2016.

Sa i përket vitit 2017, sipas të njëjtit burim, vendet e BE për shkak të zgjedhjeve në Gjermani, Francë, Holandë e ndoshta edhe Greqi e vende të tjera, kanë vendosur të mos hartojnë progres raporte për asnjë nga vendet aspirante, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndaj progres raporti i radhës, ashtu siç tha edhe Kirshbaum është në vitin 2018. Mbetet e hëna dhe takimi Merkel-Rama, për të parë nëse Bundestagu gjerman do t’i bindet deputetit Kirshbaum apo kancelares dhe kryetares së mazhorancës gjermane. TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here