AKIP vijon protestën para selisë së Parlamentit për ligjin e mbetjeve (Foto)

0
170

a1 a2 a3 a5 a6

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), vijon qëndrimin para selisë së Parlamentit shqiptar që në orët e para pas mesnates të së enjtes ku do të mbahet seanca plenare e Kuvendit, për të kundërshtuar ligjin që lejon importin e mbetjeve, të miratuar nga maxhoranca të enjten e 22 shtatorit në parlament.

Ndërkohë shoqatat e biznesit kanë lajmëruar se do të jenë në 10: 45 para selisë së Kuvendit në një thirrje për të futur dhe votuar në seancë kuvendore ligjin e mbetjeve. Sipërmarrja e konsideron kohë të humbur çdo vonesë ndaj miratimit të këtij ligji.

Në mesin e muajit tetor, Presidenti i Republikës, Bujan Nishani ktheu ligjin e importit të mbetjeve në Kuvend.

Deputeti socialist Eduard Shalsi, tha në fillim të kësaj jave se se ka ardhur përgjigjja e delegacionit të BE-së për këtë ligj dhe se ligji është i mirëpërshtatshëm për vendin.

Sipas rendit të ditës, ditën e enjte në Parlament nuk do të kalojë për votim ligji i importit të mbetjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here