Uragani Otto pritet të godasë Kosta Rikën dhe Nikaraguan, nis evakuimi i banorëve

0
154

Një stuhi në Karaibe është kthyer në një uragan dhe sipas meteorologëve, po kërcënon tashmë Kosta Rikën dhe Nikaraguan jugore. Ata paralajmërojnë se uragani me emrin Otto mund të sjellë erëra me shpejtësi 145 km/h, kur ai të zbarkojë të enjten në mëngjes. Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në Panama, për shkak të kushteve të vështira atmosferike që vijnë si pasojë e afrimit të stuhisë.

Uragani tashmë po lëviz drejt perëndimit me shpejtësi 4 km/h, pasi thuajse ishte i palëvizshëm gjatë të martës. Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve thotë se Otto po sjell erëra të një shpejtësie 120 km/h, teksa i afrohet Kosta Rikës veriore dhe Nikaraguas jugore. Pritet që të enjten, Otto të sjellë shira të dendura dhe rrëshqitje të shumta dheu për të kaluar më pas, përmes Paqësorit.

Sipas meteorologëve, vetëm pak uragane krijohen kaq vonë në sezonin që përfundon në fund të këtij muaji. Që prej vitit 1851, vetëm 35 stuhi të ndodhura pas datës 15 nëntor, kanë arritur intensitetin e stuhisë tropikale.

Qeveritë e të dy vendeve kanë filluar kontrollet për uraganë në kufirin jugor mes tyre, si dhe kanë urdhëruar evakuimin e banorëve. Sipas autoriteteve, ka gjasa që në ditët në vazhdim, deti të jetë i trazuar dhe i rrezikshëm në brigjet e Panamasë, Kosta Rikas dhe Nikaraguas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here