Përjashtimi nga Kuvendi, Noka: Do ta bëj sërish, Tahiri karagjoz

0
173

Pavarësisht përjashtimit me 10 ditë nga Kuvendi, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka nuk ka shfaqur aspak pendesë. Duke folur për vendimit, Noka u shpreh se thjeshtë ka mbrojtur interesat e qytetarëve.

“E theksoj edhe 100 herë po të ndodhë ajo situatë në atë Kuvend, edhe 100 herë të tjera unë atë gjë do të bëj. Unë jam deputet dhe jam votuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Unë nuk jam deputet eunuk siç u treguan dje ministrat e mazhorancës. Ministri i Brendshëm erdhi dje, aktroi, i injoroi, i përdhunoi dhe iku.

Është e papranueshme një arrogancë e tillë. Dje ai ka shprehur neglizhencë të madhe për qytetarët e këtij vendi. Dje diskutohej buxheti për Ministrinë e Brendshme”, tha Noka.

Për ish­ministrin e Brendshëm situata kriminale në vend është e papranueshme pasi ka çdo ditë vrasje dhe trafik droge. “Qytetarët ndihen më të pa sigurtë çdo ditë e më shumë. qytetarët prisnin të dëgjonin se çfarë do të bëhet për të përmirësuar situatën, por ministri vepron si një karagjoz, si një kloun.

Sa kohë të jem parlamentar, unë nuk do të pranoj kurrë këtë situatë. Nuk ndëshkohet ministri që u soll në atë mënyrë, apo kreu i Komisionit që nuk reagoi për këtë sjellje, por ndëshkohet ai që kundërshton këtë arrogancë dhe fyerje ndaj shqiptarëve”, përfundoi deputeti i PD­së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here