Shëndetësia/ LSI, Vasili: S’e kam besuar fjalën “falas”. Deputeti i PS: Ministri Beqaj të dorëhiqet

0
225

 

Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që Beqaj të pranojë dështimin e shëndetësisë falas, ndërkohë që theksoi se s’ka shëndetësi falas janë rritur kontributet me 25%

“Shëndetësi falas”,premtimi i pa mbajtur nga qeveria sipas opozitës, ka nxitur debate në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë ku u raportua buxheti 2017. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi është shprehur me tone të forta se nuk mund të ketë shëndetësi falas në një kohë kur kontributet shëndetësore janë rritur me 25 për qind nga 18 për qind që ishin më parë. Por si kundër përgjigje Ministri Beqaj ka filluar të numërojë ndryshimet e bëra në shëndetësi. Deputeti i LSI Petrit Vasili ka dhënë qëndrimin e tij sa i përket sistemit duke thënë se “Nuk mund të pranojë termin “Shëndetësi falas”, pasi sistemi ynë është miks. Pra financohet nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat nga kontributet. Buxheti i shëndetësisë për 2017 do të ketë rritje duke shkuar në 47 miliardë lekë. Kjo rritje llogaritet si 2.95 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, shifra këto të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Por deputeti i LSI ka kërkuar që të ketë transparencë sa i përket raportimeve për buxhetin.“Investimet për 2017 kanë pësuar ulje dhe ato duhet të reflektohen, nuk mund të përfshihen PPP për të rritur vlerën e tyre”. Një tjetër argument i sjellë në Komision nga Ministria e Shëndetësisë ishte dhe rritja e buxhetit për 2010 si rezultat i vendosjes së taksës së barnave me 10% . Por që edhe ky u hodh poshtë nga ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Buxheti për 2017 parashikon rritje të fondit të pagave sipas politikë së re me 1.3 miliardë lekë si dhe dyfishim të fondit për Urgjencën Kombëtare. Premtimin për shëndetësinë falas nuk e kanë besuar as vetë deputetë të mazhorancës. Petrit Vasili nënkryetar i LSI u shpreh se s’ka besuar asnjëherë në këtë premtim. Po ashtu, deputeti I LSI-së Petrit Vasili shprehu ankesa edhe për mospërfshirje në buxhet të investimeve të reja në shëndetësi. “Objektivi ka qenë që modeli të jetë i një taksimi të përgjithshëm të jemi korrekt në këtë pikë. Nuk e kam besuar fjalën falas. Ky objektiv për një mijë arsye objektive është i pamundur të realizohet, dhe me jemi modeli që kemi qenë me sistem miks, pasi buxheti është i ndërtuar në këtë mënyre. Unë nuk jam dakord me arritjet politikën e  deritanishme në shëndetësi sepse janë ulur shumë investimet. Investimet në shëndetësi janë reduktuar ndjeshëm”.

vokshi-beqaj-639x356

Debat, Vokshi përplaset me Beqajn: Sot me vezë dhe domate, nesër në Prokurori

Debate janë shënuar në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë mes ministrit Ilir Beqaj dhe deputetes demokrate Albana Vokshi. Teksa ministri Beqaj prezantonte buxhetin e vitit 2017 për institucionin që ai drejton, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi tha se nesër do të përballen në Prokurori. Deputetja demokrate i kërkoi ministrit Beqaj që të pranojë se shëndetësia falas ishte një mashtrim.

A Vokshi: Sot me vezë dhe domate, nesër në prokurori. Besova se vezët dhe domatet e mëngjesit do ua kishin ndryshuar raportin me të vërtetën. Ju uroj suksese në jetë ashtu sikundër të rinjtë e mëngjesit.

I Beqaj: 1.3 mld lekë të reja për politikat e pagave të 2017. 170 milionë lekë të reja për grantet dhe 30 milionë lekë për konvertimin e borxhit italian”.

A Vokshi: Domatet dhe vezët para ministrisë që ju drejtoni do ta kishin ndryshuar marrëdhënien tuaj me mashtrimet dhe gënjeshtrën.

P Vasili: Në gjuhën e popullit është shërbimi falas. Nuk e kam besuar fjalën falas. Ky objektiv për një mijë arsye objektive është i pamundur të realizohet.

I Beqaj: Ne kemi përfunduar këto ditë dy projekte të rëndësishme. Është një vlerësim ndërtim dhe pajisje 9.3 milionë euro.

A Vokshi: Sistemi kontributiv ke thënë i dështuar, ke thënë do ta ndryshojë. Nuk të shpëton zhurma, por përgjigju pyetjes.

“Suksese në jetë!”, të rinjtë qëllojnë me vezë e domate ministrin Ilir Beqaj

Një grup të rinjsh protestuan mëngjesin e djeshën përpara ministrisë së Shëndetësisë duke qëlluar me vezë e ilaçe automjetin e ministrit Ilir Beqaj. Të rinjtë që mësohen se ishin përfaqësues të Partisë Demokratike  që nisën protestën e tyre me një pankartë në dorë ku shkruhej me të mëdha  “Nuk kalon, suksese në jetë”. Protesta e të rinjve ishte pasojë e publikimit të një audio përgjimi ku ministri i Shëndetësisë komunikon me  Çlirim Hajdarmataj, Kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës  dhe i kërkon përse nuk ka qenë në takimin partiak. Në shenjë proteste pas publikimit të audio përgjimit të ministrit Beqaj në një bisedë telefonike me vartësin e tij, ata e kanë gjuajtur kreun e Shëndetësisë me vezë, paracetamol dhe domate duke mos e lejuar të hynte në institucionin që ai drejton, ata e kanë quajtur “hajdut”, teksa mbanin në duar banderola ku ndër të tera shkruhej “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë”. U desh ndërhyrja e punonjësve të rendit për të për normalizuar situatën, por nuk kanë munduar as përplasjet mes të rinjve dhe policise.  Në një intervistë për Balkanweb, organizatori i tubimit, Rigert Kapllani tregon arsyet e veprimit të djeshëm dhe thekson se do të vijojnë aksionet deri në dorëheqjen e ministrit Beqaj. I pyetur se pse  e ndërmorën këtë veprim,  ai u shpreh se : “Po sepse Ilir Beqaj ka 3 vjet që gënjen, thotë shëndetësi falas, check up falas. Merr paratë nga taksat tona dhe ja jep klientëve të vet, 1.7 mln euro sa ishte. Mendojmë që ka ardhur momenti që dikush t’i vihet përballë. Ne do jetojmë në këtë vend, nuk duam një të ardhme ku paratë tona të shkojnë për klientët e pushtetarëve dhe ne të rrimë të shikojmë. Shkojmë në spital nuk ka orar për analiza, nuk ka ilaçe, s’ka asgjë… Ai shfrytëzon postin i cili i paguhet nga taksat tona për të hequr njerëz nga puna sepse nuk i shkojnë në mbledhje të partisë. Kjo histori duhet të marrë fund në Shqipëri. Historia që “s’erdhe në mbledhje, të heq nga puna” duhet të mbarojë njëherë e mirë. Në këtë vend duhet të punojnë të aftët jo militantë. A mendoni se mund të zgjidhni gjë me aksione të tilla? Ne e zgjidhim duke i lënë mundësinë që ai të japë vetë dorëheqjen sepse ne do të vazhdojmë me aksione si sot. Përditë do na ketë atje, deri sa të japë dorëheqjen. A kishit frikë se mos iu arrestonte apo shoqëronte policia? Jo, absolutisht jo sepse ne nuk ishim në një aktivitet zyrtar, ishim në trotuar. Ministria është e jona, paguhet nga taksat tona çdo person që punon aty. Nuk ushtruam dhunë. Sa persona ishit?  Ishim 10 persona sot por ne jemi një grup i madh me të rinj. Ju thatë që do vazhdoni aksionet tuaja… Po, po do vazhdojmë nuk e lëmë më. Ky i sotmi ishte vetëm fillimi. A pati ndonjë reagim nga ministri Beqja kur e qëlluat? Jo, asnjë reagim. Me sa kemi parë ka parë është përgjigjur dhe me arrogancë në komision. Ai duhet të dijë që ne nuk i ndahemi, jemi në të drejtën tonë. Të shkojë në prokurori, të japë dorëheqjen dhe të dali. Në qoftë se del i pafajshëm do i kërkojmë ne falje. Po ne do e vazhdojmë, nuk e lëmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here