Raporti: Ja sa pasuri kanë shqiptarët. Të pasurit më pak se 1%

0
203

Banka e njohur zvicerane “Credit Swiss”, ka publikuar raportin e përvitshëm mbi pasurinë për më shumë se 130 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Raporti për vitin 2016, bën me dije se pasuria totale e shqiptarëve llogaritet në 21 miliardë dollarë, çka do të thotë një mesatare prej 9 mijë e 204 dollarë për të rritur.

Me këtë mesatare, vendin ynë klasifikohet si vend i varfër. Raporti shpjegon edhe se si është shpërndarë kjo pasuri.

Në rastin e Shqipërisë, më shumë se 73.3% e popullsisë zotërojnë nën 10 mijë dollarë, ndërsa 26 për qind e popullsisë  zotërojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë.

Vetëm 0.7 për qind zotërojnë më shumë se 100 mijë dollarë, ku përfshihet pjesa më e pasur e popullsisë.

Megjithatë, shqiptarët janë populli i dytë në Ballkan pas serbëve. Në Serbi, mesatarisht popullsia zotëron 7,541 mijë dollarë.

Raporti i kësaj banke është treguesi kryesor i zotërimit të pasurisë për 130 shtete të botës. Sipas raportit, nga viti 200 që është viti bazë, pasuria është rritur me një normë mesatare vjetore prej 3.4% në botë. Shumica e rritjes ka ndodhur para krizës financiare botërore.

Humbjet më të mëdha financiare këtë vit kanë ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të votimit për lënien e Bashkimit Evropian.

raporti2

Përqindja e popullsisë

raporti

Paratë që zotërojnë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here