Intervista/ 22vjeçari: Kam humbur dy vite të jetës nga përdorimi i drogës

0
1202

perdorimi-i-drograve-3

“Në fillim vetëm nuhatja erën që dilte nga cigarja e të tjerëve, për një periudhë dy mujore rezistova, por tundimi më bëri që edhe unë ta provoja”

“Unë nuk dua të bëjë moral, unë vetëm dua që njerëzit të cilët po lexojnë të dinë se unë jam duke shkuar përpara në rrugën time”

Intervistoi: Anesti Barjamemaj

Droga është një problem që prek të gjitha moshat, por më shpesh të rinjtë. Raportet e ndryshme tregojnë që përdoruesit e drogës, po rriten dita ditës, por përsëri nuk janë marrë masa që të ndalohet ky fenomen. Moshat e reja janë ato që janë më të ekspozuara për të përdorues të lëndëve narkotike. Një djalë  i ri ka vendosur që të rrëfej përvojën e tij me drogën për gazetën “Standard”. Si ky i ri, janë edhe me mijëra të tjerë në të gjithë vendin që e kanë kaluar këtë të keqe në jetën e tyre. Mario është 22 vjeçari i cili ka vendosur që një pjesë të jetës së tij ta ndaj me lexuesin dhe të tregoj se droga shkatërroi një pjesë të jetës së tij. Sipas Marios, droga mund të fillohet nga të gjithë të cilët janë pak kurioz dhe kërkojnë që të njohin çdo gjë rreth tyre. 22-vjeçari na tregon momentin e parë që ai ka pasur me drogën dhe se si, ai nisi që të jetë një konsumator i rregullt. Lëndët narkotike i kanë ndryshuar atij jetën sepse siç thotë ,në dy vite që ka qenë përdorues i drogës, jeta e tij ka humbur në atë kohë. Sipas tij, domethënia e emrit ka vendosur dhe fatin e jetës së tij, sepse emri Mario, do të thotë fantazi, për të mësuar më shumë.  Por 22 vjeçari është ndër të paktët që i ka kuptuar rreziqet  e drogave, dhe ka vendosur që të hequr dorë përfundimisht.   

Ju jeni  shumë i ri në moshë, por thoni që keni konsumuar lëndë narkotike. Kur ka qenë kontakti juaj i parë?

Po është e vërtetë që unë isha shumë i ri për të qenë një përdorues i lëndëve narkotike, e aq më shumë për të qenë i varur prej tyre. Pa dashur të justifikoj vetveten mund të them që shumë të tjera e nisin që nga bankat e shkollës, që para gjimnazit. Kontaktin e parë e kam pasur që në shkollë të mesme duke ju nënshtruar tundimit në vitin e fundit të gjimnazit. Në atë kohë isha vetëm 17 vjeç një moshë relativisht e re. Por nuk mund ti shmangesha dot tundimit dhe arrita që të provoja lëndën narkotike, kjo gjë ka ndodhur rreth 4 vite më parë.

Çfarë ju shtyhu që të provonit lëndët narkotike?

Drogën e kam mësuar nga një mik i imi. Së pari me hashash dhe pastaj me lloje të ndryshme. Ai më pyeti nëse kisha kërkuar që të provoja diçka të ndryshme. Në fillim vetëm nuhatja erën që dilte nga cigarja, për një periudhë dy mujore rezistova, por tundimi më bëri që edhe unë ta provoja. Arsyeja e vetme që kam filluar drogën është tundimi dhe kurioziteti.

Menduat që të provonit vetëm njëherë dhe më pas të hiqnit dorë?

Në fillim ashtu nisi si një lojë, por më vonë u bë e pandashme nga mua. Kur e konsumova për herë të parë mendova se nuk do ta bëja kurrë këtë gjë, por çdo ditë që kalonte unë e provoja më shumë herë derisa u bërë i varur.

Cili ka qenë mendimi juaj i parë kur konsuamuat lëndën narkotike?

Kjo gjë është vështirë për tu shpjeguar, pasi disa gjëra dhe nuk mbahen mend. Në fillim mendoja se isha i fortë moralisht, por edhe fizikisht sepse ishte efekti i drogës. Dukesh i zgjuar dhe i pamposhtur. Por me kalimin e kohës e kuptoja që këto mendime ishin artificiale dhe nuk ishin në një kohëzgjatje. Mendoja se droga ishte gjithçka,  por e kuptova se ishte asgjë.

A morët parasysh rreziqet dhe që mund të shkarkonte droga siç është varësia?

Kur i futesh asaj rruge nuk mendon asgjë, pasi nuk ke kohë që të mendosh. E dija që mund të bëhesha i varur, por përsëri nga rrethanat u detyrova që të jem edhe unë një përdorues droge. Nuk kam menduar gjatë kur e provova për herë të parë, por tani që i rikthehem e kuptoj që duhet ta kisha menduar disa herë atë veprim, përpara se ta bëja.

Kush nga rrethi juaj  familjar apo shoqëror e dinte që ju ishit konsumator i drogave?

Nga familja nuk e dinte askush, por nga rrethi shoqëror e dinin pothuajse të gjithë. Shokët e klasës ata që rrija çdo ditë. Mundohesha që problemin ta mbaja për vetë, por përsëri shumica e kuptonin dhe detyrohesha që tua tregoja. Por nuk e dinë shumë veta edhe sot.

Si e përshkruani gjithë atë periudhë që ju ishit konsumatori drogës?

Periudha që kam qenë konsumator droge, për mua nuk ekziston më, e kam fshirë nga memoria ime dhe nuk dua që ta kujtoj më. Këtë periudhë unë e përmbledh vetëm me pak fjalë, : “ndonjëherë është më e vështirë për të jetuar se sa të vdesësh”. Kjo fjali e përmbledh të gjithë këtë periudhë pasi asgjë nuk duhet të kishte ndodhur, jeta ime në atë kohë ka qenë si e vdekur unë nuk kam jetuar.

Sa e lehtë ishte në kohën që ju konsumonit drogë për ta gjetur në Tiranë?

Në Tiranë është shumë e lehtë për të gjetur drogë, nëse ke lekë mund të gjesh çfarë të duash. Njihja shumë veta që mund të blija drogë, sa herë që kisha nevojë takoja ata dhe kisha lëndën narkotike në posedim.

A mund të blesh në Tiranë drogë, në çdo  rrugë apo duhet blerja është e vështirë dhe duhet që të shkosh vetëm në disa zona të caktuara?

Gjendet droga në Tiranë, por jo në çdo rrugë. Ka disa vende specifike që mund të blesh drogë. Në zona të caktuar janë banda të cilat i kontrollojnë dhe duhet që të kontaktosh me ta për të blerë. Është pak e  vështirë për ti gjetur në fillim , por më  pas ata janë thjesht shitës dhe ti një klient i zakonshëm. Unë nuk e kam pasur të vështirë që ti gjej pasi shokët e mi ishin përdorues para meje dhe e kisha pak terrenin të hapur. Zakonisht shkoja për të blerë drogë në “Laprakë”, aty njihja disa djem që shisnin. Por ka shitës edhe në zona të tjera si “Komuna e Parisit”, “Kombinat” dhe në lagje të tjera, por përsëri unë nuk kam blerë te të gjitha.

A ju ka kapur ndonjëherë policia duke konsumuar drogë apo e keni konsumuar ne vende të caktuara që ishin larg vëmendjes së forcave trendit?

Policia ka qenë gjithmonë armiku jonë, pasi ne kishim frikë, por nuk jemi ndeshur asnjë herë. Jam munduar që të konsumoj jo ne vende të ekspozuara nga të gjithë dhe që bie në sy. Nëse tregohesh pak i kujdesshëm, nuk ke të bësh fare më policinë. Ajo bën punën e saj, por unë asnjëherë nuk kam lënë shkas që policia të më pikas dhe të më kërkoj llogari.

Për sa kohë keni qenë përdorues të drogave?

Kam qenë për një periudhë rreth dy vjeçare. Në këtë kohë kam qenë konsumator intensiv. Por drogën e kam provuar edhe më herët. Nga mosha 17 vjeçare unë jam njohur me këtë substancë dhe jam shkëputur në moshën 20 vjeçare. Është një periudhë gati tre vjeçare, por nuk mund që ta quaj të gjithën si një pjesë që kam qenë konsumator droge, pasi doza ishte shumë e vogël.

Sa lloje drogash keni provuar dhe kush janë ato?

Në fillim si  të gjithë kam filluar me kanabis sativa,e cila është një nga drogat e lehta. Këtë drogë e kam përdorur shumë, pothuajse kam qenë përdorues i vetëm kësaj droge. Gjatë gjithë kohës kam qenë përdorues i saj dhe e blija me doza të vogla, të mjaftueshme për të bërë një cigare, e cila kushtonte 500 lekë. Kohët e fundit që kam qenë konsumator, nisa të përdorë edhe kokainën, e cila kishte një çmim jo shumë të shtrenjtë. Por më pas kostoja e saj u rrit dhe quhet si droga e të pasurve. Por unë për një kohë të shkurtër kam qenë përdorues i saj. Nga këtu ka filluar udhëtimin tim në tuneli e botës se drogës dhe madje pa e vene re fare, ndërkaq nga e pira e një cigareje ne shoqëri të përbashkët deri te vetmia ne shoqërinë e barit, që duhet përmendur qe këtu ne fakt fillon faza e te qenit “i droguar”. Pastaj nga spinel, arriti në një pikë ku asgjë nuk është e mjaftueshme, dhe ju doni të provoni gjëra të tjera, kështu që unë u njoha me ekstazinë, PSICOFARMACI, poper, LSD dhe kokainë.

Gjatë periudhës kur keni qenë një konsumator i drogës, keni pasur probleme shëndetësore?

Unë kam konsumuar drogë jo në sasi të mëdha, por përsëri isha i varur prej saj. Kur nuk konsumoja lëndë narkotike nuk ndihesha mirë, kisha probleme të ndryshme. Droga ishte si një qetësues pasi isha i varur prej saj. Kam pasur probleme shëndetësore të ndryshme si, të dridhura, dhimbe stomaku, dhimbje koke, por përsëri kam vazhduar të konsumoja derisa e kuptova që të bënte dem për gjithçka.

Problemet që keni pasur i keni kaluar vetëm apo keni shkuar në spital për tu kuruar?

Kam pasur probleme, por jo shumë serioze dhe nuk jam detyruar që të shkoj në spital . Kam qenë një konsumator droge, por nuk isha shumë i varur. Dhe kjo gjë nuk më ka shkaktuar shumë problem dhe nuk kam shkuar asgjë herë në spital, i droguar. Kam marrë vetëm disa herë medikamente si për dhimbje koke dhe dhimbje stomaku, por jo për një kohë të gjatë, vetëm për një ditë.

Kur e morët vendimin që të mos konsumonit më lëndët narkotike?

Para disa muajsh e pash që jeta ime po shkatërrohej. Kisha shumë probleme dhe nuk e ndieja që po bëjë gjënë e duhur. U mendova gjatë dhe vendosa që të lija përfundimisht drogën. Kam gati 5 muaj që nuk konsumoj drogë të asnjë lloji, dhe kam lënë edhe cigaren që e konsumoja më parë. Tani jam kthyer edhe një herë nga zero dhe po mundohem që të rikuperoj.

Sa të vështirë e kishit që të hiqnit dorë nga lëndët narkotike?

Në fillim e kisha të vështirë për të hequr dorë prej saj, por me vullnet arrihet çdo gjë. Unë pata vullnetin dhe kryeneçësinë, që të vendosja lënien e drogës përfundimisht. Por pastaj nevojitet një shtytje për të kuptuar dhe në fund përfundojnë me mbështetjen psikologjike, që unë i pata dhe vendosa që ta lija përfundimisht drogën.

Sa kohë ju desh që të hiqnit dorë përfundimisht nga përdorimi i lëndëve narkotike?

Ishte një kohë relativisht e gjatë, gati tre muaj. Kam tentuar edhe herë të tjera por në verën që lamë pas vendosa përfundimisht për ta lënë drogën. Them se jam një nga të paktët që ka arritur në kaq kohë që të ndahet përfundimisht nga droga.

Gjatë kohës që ju vendosët që nuk do të konsumonit më, keni pirë përsëri pasi nga varësia mund të tërhiqeshit drejt tyre, apo edhe nga rrethi shoqëror?

Në kohën që përpiqesha që ta lija, konsumoja përsëri por në sasi të reduktuar, pasi takohesha rrallë më shokët që e konsumonin dhe kjo më ndihmoi.

Si kanë qenë ju ditët  e para pas ndalimit të konsumimit të lëndëve narkotike?

Në fillim nuk ka ndryshuar asgjë. Unë mendoja dhe veproja njësoj sikur të isha një i droguar. Pasi në fillim nuk ndieja se kishte ndryshuar gjë, por më vonë e kuptova që jeta kishte filluar të ndryshonte. Më saktë unë fillova të kuptoj se jeta kishte ndryshuar që në ditën e parë.

A jeni penduar për kohën që keni kaluar gjatë viteve që keni qenë konsumator i lëndëve narkotikeve?

Sigurisht që jam penduar për këtë kohë pasi mund të kisha bërë gjëra shumë të vlefshme. Në konstatim përfundimtar, unë nuk e shoh një cigare në bar si një gjë të keqe.

Por tani unë mendoj se kam të drejtë për të mos  të qëndruar  deri në 4 te mëngjesit jashtë, unë dua të shkoj në shtrat më herët dhe ndoshta të zgjohem herët dhe të bëjë diçka të ndryshme, të lexoj librin, të shkojë për një udhëtim me biçikletë,  të shkoj me një varkë me vela. Këto gjëra mund ti kisha bërë edhe gjatë viteve që konsumoja, por droga nuk më lejonte, sepse ishte ajo që komandonte dhe jo unë.

Çfarë keni mësuar nga gjithë kjo eksperiencë, jeni bërë pishman që keni provuar lëndët narkotike?

Nga kjo kam kuptuar  se çfarë është jeta dhe si mund të jetohet ajo. Unë tani them se nuk ka botë të përsosur apo të shkatërruar, dikush mund të jetojë si kjo imja, por ndonjëherë edhe nëse jeta mund ta shikosh në të zezë dhe të bardhë; ngjyra ka aspekte që mund të kuptohet dhe të vlerësuar. Ju duhet ti fshini miqësitë e rreme se një mik nuk është ai që ju jep lëvizje, por është ai që është i afërt për ju në kohë e telashe, jeton si ju dhe nuk ka nevojë për idealet e rreme. Unë nuk dua të bëjë moral, unë vetëm dua që njerëzit të cilët po lexojnë të dinë se unë jam duke shkuar përpara në rrugën time. Sigurisht nuk ishte e lehtë për të marrë këtë vendim. Kam ardhur nga një rruge e gjatë, por unë ndihem i fortë dhe plot besim. Unë besoj në njerëzit që më pasojnë dhe më kanë ndihmuar mua. Kështu që unë vazhdoj të jetoj.

A ka ndryshuar mendimi juaj për drogën, para dhe pas përdorimit? Cili ka qenë mendimi i mëparshëm dhe cili është ai aktuali?

Shumë njerëz si unë provojnë të mbysin  problemet e tyre me drogë. Por droga nuk mbyt problemet, ajo të mbyt në probleme. Unë mendoj se droga nuk duhet përdorur nga askush, sepse të sjell vetëm probleme dhe mund të të shkatërroj edhe jetën.

Po në jetën tuaj çfarë ka ndryshuar tani që ju nuk jeni me konsumator i drogës?

Tani unë i jam rikthyer shkollës, dhe po mundohem që të rikuperoj kohën e humbur. E kam pak të vështirë që të kap ritmin e klasës, por mendoj se deri diku e kam arritur. Kam edhe lëndë të prapambetura, por edhe ato po i frekuentoj dhe besoj se deri në fund të vitit do të jem përsëri në nivelin e duhur. Jeta ime ka ndryshuar shumë, pasi tani kam kuptuar vërtet se çfarë është. Jam në një punë dhe mendoj se jam stabilizuar përsëri.

Nëse do të ktheheshit edhe njëherë në kohë, do të bënit të njëjtat veprime, do të ishit tunduar për të provuar lëndët narkotike?

Tundimi ishte ajo që më bëri të filloj drogën ,por tani e kam kuptuar që duhet shmangur edhe tundimi. Mund të them vetëm pak fjalë për të përmbledhur të gjitha përgjigjet. I shkruaj këto 2 vjet të jetës sime shkurtimisht, përndryshe unë do të bëjë një roman. Dua të them që është një kapitull që dua ta mbyll shkurt sepse më duket sikur ka kaluar një kohë shumë e gjatë, dhe nuk dua që ti kthehem më.

Cili është mesazhi juaj për të gjithë të rinjtë?  Çfarë këshille ju jep ti si një ish-përdorues droge?

Unë tani jam si dikur, sepse mendoj se nuk kam qenë kurrë përdorues droge, pasi çdo gjë e kam lënë pas. Por këshilla ime do të ishte tu thosha të rinjve se ka mënyra më interesante për të bërë jetën të bukur . Unë nuk i përdor më drogat, por për fat të keq në ditët e sotme janë kaq shumë fëmijë që i përdorin. Si shumica e njerëzve, unë fillova “sipelot” në moshën 17 vjeçare vetëm për të provuar. Ne jetojmë në një botë me plotë gjëra të bukura për të parë dhe për të jetuar, që mund të mbushin zemrën dhe mendjen. Prandaj të gjithë duhet të rrinë larg përdorimit të drogës, pasi ajo nuk është gjëja e duhur. Mua më ka shkatërruar dy vite të jetës sime dhe dua që të mos ketë shumë si mua. Ndoshta të rinjtë sot, kanë si objektiv që të arrijnë shoqërinë pa probleme dhe nga atje kërkojmë një shoqëri paralele, një botë virtuale. Kam filluar të ndryshojë jetën time kur unë kam kuptuar se jeta është bërë e qëllimeve, e një të ardhmeje për të ndërtuar një të pranishme dhe jo një mbijetesë.

“Shumë njerëz si unë mbytem problemet e tyre me drogë, të rënda apo të lehta mund të jetë, të prekur dhe të gjitha që mund të shtypur dhimbjen, zemërimin, e mospranimin, por sidomos iluzionin e një botë të përsosur”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here