“Xhihadistët” nga Shqipëria refuzojnë të japin sqarime para prokurorisë

0
177

4 të arrestuarit në Shqipëri për një sulm terrorist të mbetur në tentativë në ndeshjen Shqipëri – Izrael refuzojnë të japin sqarime para hetuesve.

Mësohet se të ndaluarit Xhezair Fishti, Medat Hasani, Ergys Faslia dhe Bekim Protopapa janë kontaktuar 3 herë nga hetuesit, por ata kanë mohuar në mënyrë kategorike se kanë lidhje me akuzat e ngritura.

Ata kanë mohuar njohjen me kosovarët e arrestuar dhe për më tepër komunikimet me drejtuesin e celulës Lavdërim Muhaxheri.

Por pavarësisht këtyre deklarimeve, Prokuroria për Krimet e Rënda ka dokumetuar në dosje se katër të prangosurit në Shqipëri kanë komunikuar dhe janë takuar me shtetasit kosovarë.

Sipas Prokurorisë, ata kishin rolin e shoqëruesve të kosovarëve që ditën e ndeshjes dyshohet se do kryenin sulmin. Por dy nga 18 të arrestuarit në Kosovë kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë atje. Ata kanë treguar me detaje për menyrën si do kryej sulmi dhe komunikimet që kishin me Lavdërim Muhaxherin.Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here