“Suksese në jetë” vs “të lagi me ketchup”

0
443

download-2

Kur populli ta kthen me monedhë të barabartë

“Dy ngjarje të ndryshme por me thelb të njëjtë, drejtorit i uroi “suksese në jetë”, ndërsa studentja e “lagi me shampanjë””

Anesti Barjamemaj

Java që lamë pas ishte shumë e ngjeshur me ngjarje të mëdha politike,por edhe nga fusha të tjera. Droga, vrasjet, Donald Trump, përmbytjet dhe shumë ngjarje të tjera ishin kryesoret, por të gjitha u zbehën nga dy ngjarje që nuk ishin fare në agjendë. Këto ngjarje u cilësuan edhe si më të rëndësishme (edhe pse nuk ishin në të vërteta ashtu).  Të gjithë u surprizuan, dhe u tërhoq shumë vëmendja e publikut dhe e mediave të cilat shkruan dhe folën dhe u morrin gjatë më këto ngjarje. Dy ngjarje të ndryshme nga njëra-tjetra,  por të njëjta në thelb sepse ishte pjesë e tyre qeveria dhe “dashakeqësia” për të (edhe pse qeveria nuk ka kundërshtar, dhe nga ata që i duan të keqen). Ngjarjet patën një afërsi të madhe në kohë, por në që dukje ishin thjesht një rastësi (sepse dy regjisorët nuk kishin lidhje mes tyre). Ngjarja e parë kishte si subjekt korrupsionin në administratë dhe nxori në dukje një anë të errët (por që qeveria ka mendim të kundërt). Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ishte regjistruar duke pushuar (ndoshta nuk e ka pushuar, sepse ai i uroi suksese në jetë në fund të telefonatës) nga puna një drejtor, një vartës së tij.

Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: mos paraqitja në mbledhjen e partisë (sepse siç e dimë të gjithë partia është e ndarë nga shteti). Telefonata ishte e gjatë dhe kuptohej që Ministri e kishte pasur për të mirën e drejtorit që të merrte pjesë në mbledhje, sepse ishin marrë vendime shumë të rëndësishme (që drejtori duhej të ishte pjesë e tyre, edhe pse nuk ishte i detyruar, por që duhet të ishte). Edhe pse të gjithë deklarojnë se drejtori u pushua nga puna, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi nëse do të donte që ta pushonte nga puna, do ti kishte thënë frazën e famshme: “Do të shkri politikisht”. Në këtë rast , Beqja i uroi vetëm suksese, pasi tani qeveria “kujdeset” për të gjithë vartësit e saj, edhe pasi shkëpusin marrëdhëniet mes tyre. Ka ik koha kur  ai që dilte kundër qeverisë “varej te palmat” apo shkrihej politikisht. Por më pas u mësua që drejtori ishte me azil (pushime) në një shtet të huaj. Duke pasur kohë të lirë, drejtori kishte menduar që të kalonte pjesën e mbetur të jetën me pushime (azil dhe për mos tu kthyer më në Shqipëri). Disa thonë që ka ik nga frika (por është një ide që duhet të hidhet poshtë), pasi ai ka shkuar thjesht për pushime.

Ngjarja tjetër kishte të bënte me Ministren e Arsimit, Lindita Nikollën. Situata këtu ishte shumë e ndryshme nga e para, pasi një protestuese i uroi “suksese në jetë” ministres. Dita kishte filluar shumë bukur për ministren, por mbrëmja rezultoi  shumë ndryshe ( në dukje pasi për ministren asgjë nuk ndryshoi). Pasi ministria kishte kaluar më parë nga parukeria dhe ishte rregulluar për takimin e radhës ( edhe për seancën parlamentare), ajo u përball me një situatë të pa këndshme. Një studente e revoltuar pasi kishte dëgjuar këngën,e Getoar Selimit – “Të lagi me shampanjë”, mendoi që ta jetësojë këtë gjë. Ajo e nervozuar me vendimet e fundit të ministrisë, për rritjen e taksë së shkollës dhe në pamundësi për ta paguar protestoi para ministres. Mendimi i parë ishte që ta lagte me shampanjë duke u frymëzuar nga  kënga, por pamundësia për ta blerë u  detyrua që ta lagte me keçap. Edhe për këtë situatë mediat u morën gjatë, disa e quajtën edhe dhunim të ministres, por nga burime të sigurta kjo ishte thjesht për të prishur flokët e ministres që ajo të shkonte përsëri në parukeri. Studentja pasi i uroi “suksese në jetë” kaloi për vete për disa orë nga komisariati për të sqaruar situatën, ndërsa Nikolla vazhdoi jetën normalisht.

Arroganca e qeverisë

Këto ngjarje tronditën opinionin publik dhe mediat dhe prodhuan shumë lajme për ditë të tëra, por vetëm qeveria nuk pësoi lëkundje. Si çdo ngjarje tjetër, qeveria e morri me sportivitet dhe  nuk dukej fare e shqetësuar (dhe nuk duhej të ishte, pasi vetëm uroi suksese në jetë dhe u lag me shampanjë “keçap”). Për qeverinë këto ngjarje kaluan si në heshtje dhe ministria u mundua që ta kalonte e  vetme këtë situatë (por përsëri pati disa reagime sporadike që i dolën në mbrojtje). Pati zëra të brendshëm që ishin në mbështetje edhe të protestueses e cila u vu më shpatulla pas muri dhe u gjykua për sjelljen e saj. Për të treguar që qeveria është e fortë dhe nuk lëkundët dot nga këto protesta, ministria kaloi përsëri nga parukiera u rregullua dhe doli përsëri para kamerave. Sikur të mos kishte ndodhur gjë ajo shkoi në diplomimin e studentëve (për të treguar që protestuesja nuk përfaqësonte ata). Në sallë e mbushur plotë, zonja Lindita  Nikolla mbajti një fjalim dhe mori shumë duartrokitje që tregonin “mbështetjen e madhe” që ajo ka në popull (por disa thonë që salla kishte edhe anëtarë të partisë që krijuan edhe situatën në sallë). Pas aktit studentja ishte pas hekurave dhe duke u gjykuar nga publiku, ndërsa ministrja duke u marrë në mbrojtje dhe duke u duartrokitur (duke ndodhur ajo që nuk pritej). Këto veprime tregojnë që qeveria edhe këtë herë doli pa lagur dhe e kaloi përsëri me arrogancë këtë situatë (që për të nuk ndodhi fare).

Por ministri Ilir Beqaj ishte në një pozitë edhe më të disfavorshme se kolegia e tij në qeveri, por as për të ajo që ndodhi nuk ishte asgjë. Mediat publikun një audio (që sipas tyre ishte skandal, ndërsa për  qeverinë një ditë e zakonshme pune). Pak orë nga publikimi i audio-skandalit reagoi edhe vetë ministri, dhe sipas tij nuk kishte ndodhur asgjë (ashtu është e vërteta pasi është mësuar me të tilla gjëra). Opozita kërkoi dorëheqjen e Ministrit ndërsa ai u përgjigj shkurt dhe qartë: “U mbars mali dhe polli miu”. Për ministrin kjo nuk ishte fare lajm (dhe të drejtë kishte pasi ai thjesht i uroi “suksese në jetë”). Sipas zotit Beqaj, kjo ishte një skup nga televizionet, pasi drejtorit ju urua “suksese në jetë” pasi ishte kapur në flagrancë duke u korruptuar (por për të mos i rënë si bomb ishte futur edhe mos marrja pjesë në mbledhje të partisë).  Por më pas doli edhe e vërteta dhe sipas qeverisë nuk ishte as pushim nga puna por thjesht shkëputje marrëdhëniesh mes tyre. Ky akt i ministrit duhet përshëndetur, pasi  është i vetmi që ka një dashuri për vartësit e tij dhe ju uron gjithë të mirat në rrugën e tyre pas shkëputjes  me të. Por përsëri të gjithë kërkonin dorëheqjen e Ilir Beqajt, dhe sipas tyre ky ishte një skandal i madh (por nuk ndodhi përsëri, pasi çudia më e madhe tre ditë zgjati).

Protesta e popullit që shkoi ne delir

Për audio-skandalin reagoi opozita e cila tha fjalën e saj në parlament, që si gjithmonë nuk u dyshua fare nga qeveria (pasi ishte shumë e zënë me punë). Ndërsa për ngjarjen tjetër për ndalimin e studentes që lagu me keçap (shampanjë)  ministren , “shoqëria civile” u ngrit në “protesta”,  . Sipas tyre ishte ushtuar dhunë dhe lirimi ishte i jashtë ligjshëm. “Protestuesit” ishin kundër ndalimit të studentes, pasi ajo nuk kishte vrarë njeri (sepse sipas tyre vetëm kur vret shoqërohesh nga policia). Studentja pas lirimit shkoi në shumë media për intervista dhe sqaroi situatën. Nga mbështetja e madhe premtoi se do të përshkallëzoheshin protestat  edhe nuk kishim parë asgjë akoma. Mbështetësit e saj, edhe pas lirimit nga komisariati të protestueses, i bënë thirrje popullit për tu bashkuar  (për një kauzë që nuk ekzistonte). Thirrja e tyre ishte për të protestuar pse u mbajt në komisariat e reja (sepse kjo gjë nuk duhej të kishte ndodhur).  Studentja u prezantua si një aktiviste e “Lëvizjes për Universitetin” e cila kundërshton çdo gjë që bën qeveria, ku ende e  pa formalizuar kjo lëvizje bën oponencën e qeverisë. Nga veza te keçapi, tani lëvizja do kërkoj që ta lagi qeverinë edhe me shampanjë.

Reaksionet e ngjarjes

Këto ngjarje si zakonisht nuk prodhuan asgjë, lajme pa fund, por përsëri u harruan. Siç është edhe shprehja popullore, çudia më e madhe tre ditë zgjat, por këtë herë zgjati edhe më pak pasi qëlluan disa ditë fundjave, dhe askush nuk kishte kohë që të merrej me këto ngjarje. Por një shkak tjetër ishte edhe publikimi i tyre në një afërsi të madhe kohore ( ishte menduar që të bënin shumë bujë, por plani dështoi pasi këto ngjarje zbehën njëra tjetrën). Qeveria vazhdoi përsëri punët e saj të shumta (të cilat kohët e fundit nuk e kanë lënë as të pushoj fare).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here