Rasti i paprecedent/ Denoncimi: “5 policë më goditën me grusht gjatë kontrollit të makinës”

0
144

Një person në Vlorë ka denoncuar në polici se ka kaluar momente frike, pasi pesë persona i kanë dalë përpara makinës së tij, e kanë ndalur dhe e kanë goditur.

44-vjeçari D.D., banues në lagjen “24 Maji”, ka bërë kallëzim në polici dje duke pretenduar se në parcelat bujqësore të fshatit Kropisht, në vendin e quajtur “Lëmenj”, duke drejtuar automjetin e tij i kanë dalë përpara pesë persona të prezantuar si punonjës policie, pa shenja dalluese.

Ai ka thënë se i kanë kontrolluar automjetin nëse transportonte bimë narkotike dhe më pas e kanë lejuar të largohet. Gjithashtu, 44-vjeçari ka bërë kallëzim se këta persona e kanë goditur edhe me grusht. Policia thotë se në trupin e tij nuk u vunë re shenja dhune, dhe se lidhur me këtë çështje ka nisur hetim. Pas denoncimit të D.D., materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për vlerësim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here