Pas protestave për landfillin, Prefekti: Nuk ndërtohet në Mbrostar

0

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj, pohon se nuk do të firmosë vendimin e Këshillit bashkiak për landfillin e Mbrostarit. Pas takimit me banorët protestues, prefekti  Bushaj pohoi se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Mbrostar, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.

Loading...

Pas protestave dy javore të banorëve të Mbrostarit, prefekti i Fierit Xhevit Bushaj konfirmon se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e landfillit, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.

Xhevit Bushaj: Duke parë shqetësimin për momentin të këtyre banorëve unë ua premtova dhe atyre, u thashë se unë do ta shikoj me përparësi duke e kthyer këtë vendim, duke sugjeruar që të gjendet zgjidhja më e drejtë në të mirë të këtij komuniteti dhe në të mirë të bërjes së këtij investimi që ju e dini shumë mirë sesa me mund dhe djersë merren fondet.

Më herët, Prefekti u takua dhe me banorët protestues, të cilëve u kërkoi 3 ditë kohë për të shqyrtuar projektin për impiantin e përpunimit të mbetjeve, çka ka krijuar mosbesim tek ta, ndaj kanë vijuar protestat.

Banorët e Mbrostarit bllokuan sërish për rreth 30 minuta aksin nacional Fier-Lushnje, duke krijuar radhë të gjatë automjetesh.

Ndërkohë në momentin që Prefekti i Fierit nuk firmos projektin për landfillin në Mbrostar, Këshilli bashkiak është i detyruar të shqyrtojë një tjetër vend ku ta ndërtojë

Loading...

Lini nje pergjigje