Njëbrirëshi ka ekzistuar vërtet

0
679

Elasmoterio-ja (Elasmotherium sibiricum), një lloj tashmë i zhdukur i rinocerontit me një bri të madh të vendosur në pjesën e përparme të kafkës, nga ku shkencëtarët mendojnë se ka lindur miti për krijesat legjendare të njëbrirëshe jetoi shumë më gjatë se sa mendohej.

Deri tani mendohej se njëbrirëshi siberian, një gjallesë barngrënëse, që qëndronte në zonat e Azisë gjatë epokës gjeologjike të Pliocene-s dhe të Pleistocene-s, e që më pas u përhap deri në Siberi, u zhduk plotësisht para 350 mijë viteve.

Por zbulimi i një kafke shumë mirë të ruajtur të kësaj specieje në krahinën e Pavlodar-it në Kazakistan, tregon se një grup i këtyre kafshëve të fuqishme të mëdha prehistorike mbijetoi mjaftueshëm sa për të pasur kontakt edhe me njeriun.

Të mbijetuarit

Analizat me radiokarbon të kryera nga kërkuesit e universitetit shtetëror të Tomsk-ut në Rusi, tregojnë se origjina e fosilit është përpara 29 mijë viteve.

Hipoteza e përshkruar në “American Journal of Applied Science” është që zona meridionale e Siberisë formoi një strehim në terma biologjike, ose një ultësirë ekologjike që i krijoi kushte jashtëzakonisht të favorshme njëbrirësheve që jetonin aty, apo migronin aty, që të mbijetonin më gjatë krahasuar me të ngjashmit e tyre.

Të ngathët e të rëndë

Kafka e gjetur sipas kërkuesve i përket një ekzemplari mashkull të vjetër. Këto specie të rritura të elasmoter-ëve, i ngjanin më shumë mamuthëve të mëdhenj sesa kalit, të cilin ne e parapërfytyrojmë kur përmendim fjalën njëbrirësh. Ata ishin dy metra të lartë, mund të shkonin deri në 4 metra gjatësi dhe mund të peshonin gati 4 tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here