Fitorja e Ilia Stefos, Rama: Faleminderit Kolonja për besimin e madh

0
155

Kryeministri Edi Rama ka uruar për fitoren Ilia Sefon në krye të bashkisë së Kolonjës.

Në një postim në profilin e tij në FB, Rama thotë se avantazhi me mbi 2 mijë vota është një superfitore.

Rama: Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos. Superfitore+2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne.

Fitoren e Stefos e përshëndeti edhe deputeti Taulant Balla, i cili tha se kjo fitore është motivim për të vazhduar me reformat. Balla tha se PD do të hedhë baltë mbi procesin zgjedhor.

Balla: Faleminderit popullit  të Bashkise së Ersekës për pjesëmarrjen në një proces zgjedhor shumë të rregullt dhe demokratik, në përfundim të të cilit kjo Bashki do të vazhdojë në drejtimin e duhur të Ilia Stefos.

Jam shume i sigurtë që sot PD do të hedhe përsëri balte mbi procesin zgjedhor të zhvilluar dje, duke u munduar të mos ta shohë pikësepari problemin tek vetja, por edhe si herë të tjera do të quaje fajtor popullin se pse nuk e voton PD.

Megjithatë bën apo s’bën analizën e vetvetes PD, kjo pak rendesi ka.

Sot është një ditë e rëndësishme për Ersekën sepse ka një Kryetar te ri, ndërsa për ne socialistët rezultati i zgjedhjeve ne Erseke eshte nje motivim me shume per te vazhduar reformat.

Urime Ilia Stefos ne detyren dhe besimin qe mori nga populli i Ersekes.

edi-rama-per-stefon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here