Aksident i rëndë në Korcë, 44 vjecarja përplas me makinë këmbësorin

0
246

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmien e sotme në Maliq të Korçës, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur rëndë një i moshuar.

“Jemi njoftuar se pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” shtetasja A.A, rreth 44-vjeçe, duke drejtuar automjetin tip

“Volkswagen”, me targa AA303 KK, ka aksidentuar shtetasin T.D, rreth 77-vjeç, banues në Libonik, këmbësor në rrugë”, njofton policia.

I moshuari u dërgua në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, që drejtuesja e mjetit, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here