Vlorë/ Kanos me automatik dy bashkëfshatarët për motive të dobëta, arrestohet 18 vjeçari

0
157

Policia e Vlorë ka arrestuar një 18-vjeçar për kanosje me armë zjarri të dy shtetasve të tjerë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi E.S, banues në fshatin Rexhepaj.

Sipas policisë, 18-vjeçari ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim për të kanosur dy bashkëfshatarët e tij, R.M dhe H.M.

Ngjarja, sipas uniformave blu, ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armën e zjarrit “Gjysëm-automatike”, model 56,
– 17 copë fishekë të kalibrit 7.62
– 1 krëhër

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here