Sulmohen shkollat, shtatë fëmijë të vrarë

0
171

Të paktën shtatë fëmijë kanë vdekur dhe mbi 19 të tjerë janë lënduar në sulmet ndaj një shkolle në Aleppon e kontrolluar nga qeveria në Siri.

Në raportet e SANA thuhet se në mesin e nxënësve të lënduar të cilët janë në gjendje kritike për jetën është edhe një mësuese, transmeton arbresh.info.

Ndërsa në një sulm tjetër në objektet e një spitali në lagjen al-Shahbaa ka mbetur e vdekur një grua.

Është rritur intensiteti i sulmeve ndaj civilëve në Aleppon perëndimore në ditët e fundit, dhe këto sulme po quhen sulme terroriste dhe ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për ato.

Ndërsa në pjesët e vendit të okupuara nga rebelët, civilët janë duke vdekur nga uria teksa askush nuk lejohet të largohet nga vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here