Standard.al

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet i vrarë një shqiptar në Janinë

0

Një i ri shqiptar është gjetur i vrarë pak metra nga kufiri shqiptar në Janinë. Policia helene thotë se pas sinjalizimeve nga banorët ka gjetur në fshatin Kiparisia, në një zonë bujqësore pranë kufirit greko-shqiptar trupin e pajetë të një mashkulli.

Pas këqyrjes paraprake të kufomës, ka rezultuar se i riu kishte plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa policia greke ka nisur hetimet Pavarësisht se nuk jepen detaje apo gjeneralitetet e viktimës, policia greke ka bërë të ditur se ai ishte deklaruar i humbur disa ditë më parë nga familjarët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.