Kujdes,kjo orë inteligjente mund të zbulojnë kodin PIN të bankomatit

0

Kujdes me smartwatch, këto të fundit mund të kapin PIN-in e bankomatit tuaj.

Loading...

Rreziku vjen nga sensorët për regjistrimin e lëvizjes që tashmë janë të integruar të thuajse të gjitha pajisjet e zgjuara që vendosen në puls, si orat inteligjente, apo byzylykët e fituesit.

Studimi i bërë nga Binghamton University, në SHBA ka tregua se sensorët që këto të fundit kanë, mund të jenë aq të saktë se të mund të kapin lëvizjet e dorës dhe t’i lejojnë keqbërësve që të riprodhojnë veprimet e bëra në tastierën e bankomatit, duke i dhënë akses në llogarinë tuaj bankare.

Gjatë testimi ka dalë se në thuajse 80 % të rasteve është bërë e mundur zbulimi i kodit PIN.

Për të verifikuar këtë teori studiuesit amerikanë kanë përdorur një algoritëm që është i aftë të deshifrojë paswordin për sisteme me kode sekrete, si ai i bankomatit.

Kështu hacker-at e mundshëm mund të përdorin viruse për të hyrë në orat inteligjente, apo të përdorin lidhjen e Bluetooth-it të orës në tentativë për të hyrë në të dhënat e llogarisë bankare.

Loading...

Lini nje pergjigje