Dita e 6 e protestave kundër impiantit të mbetjeve/ Prindër dhe fëmijë bllokojnë aksin Fier-Tiranë

0
197

Në ditën e gjashtë të protestës, banorët e fshatit Mbrostar në Fier janë hedhur sot sërish në tubim. Prindër dhe fëmijë kanë bllokuar aksin Fier-Tiranë, ndërsa kërkojnë lirimin e 65-vjeçarit Zylyftar Delibashi, i cili u ndalua pasi protestoj kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve. Ata njëzëri kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij impianti në zonën e tyre. Ditën e sotme policia e Fierit bëri të ditur se u ndalua Zylyftar Delibashi, banues në fshatin Vajkan si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F.M, 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura si dhe u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin E.D, 28 vjeç, banues në fshatin Vajkan, pasi në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”, në mënyrë të përsëritur të tre këta shtetas kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm dhe kanë qenë aktiv në bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here