Ben Blushi: Ja pse dështoi Samiti i Diasporës i organizuar nga Qeveria

1
189

Deputeti Ben Blushi thotë se Samiti i Diasporës në Tiranë i organizuar nga Qeveria ishte një dështim. Sipas Blushit, arsyeja e dështimit është se emigrantëve shqiptarë nëpër botë nuk iu sigurua e drejta e votës.

Në një status në Facebook, deputeti Blushi shprehet se në 3 vite ekzistonte mundësia që emigrantët shqiptarë të regjistroheshin dhe të votonin elektronikisht. Por, arsyet që u dhanë nga qeveria për mosrealizimin e këtij premtimi të Edi Ramës ishin thjesht alibi, shkruan  Ben Blushi.

“Samiti i Diasporës dështoi ti sigurojë shqipëtarëve në emigracion të drejtën e votës. Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për rregjistrimin e tyre dhe votimin elektronik. 

Diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në kuvend, në kushtet kur 40 përqind prej nesh jetojnë në emigracion. LIBRA do luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë”,deklaron deputeti Ben Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here