Zhgënjejnë të ardhurat nga renta minerare, krijohet “gropë” në 10-mujor

0
221

Të ardhurat nga renta minerare kanë rënë gjatë 10-­mujorit të këtij viti. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, rezulton se të ardhurat nga taksa e rentës minerare është 1 miliardë lekë më pak se e njëjta përiudhë e një viti më parë. Në 10-mujorin  e  vitit  të  kaluar  u  mblodhën 3.2 miliardë lëkë nga kjo taksë, ndërsa gjatë këtij viti 2.2 miliardë lekë. Por lidhur me këtë qeveria  ka  ndërmarrë  rishikimim  e  politikës fiskale për rentën minerare të mineraleve metalore, të destinuara për përpunim brenda vendi, dhe të  rentës  për  përmbajtjen  e  mineralit  metalor  në  nënproduktin  minerar,  me  qëllim  lehtësimin  e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve metalore, duke nxitur nxjerrjen dhe përpunimin e këtyre mineraleve brenda vendit. Kështu sipas draftit që tashmë është përfshirë në paketën fiskale 2017,  taksa e rentës minerare, për mineralet metalore të grupit të parë, është përcaktuar si përqindje ndaj çmimit të shitjes si për mineralet  e  destinuara  për  eksport,  ashtu  edhe  për  mineralet  e  destinuara  për  përpunim  brenda vendit. Pra, referuar ndryshimeve në projektligj, duke  vlerësuar  se  industria e përpunimit të mineraleve metalore ka një peshë të rëndësishme në industrinë përpunuese minerare në vend, është reflektuar një përgjysmim i taksës së rentës nga 6% në 3%, në rast se minerali metalor shitet për përpunim brenda vendit, si dhe aplikimi i kësaj norme (3%) për mineralin e shitur nga nxjerrësi te përpunuesi, mbi (vlerën)  çmimin  e  shitjes  për  eksport,  sipas  çmimit  në  tregjet  ndërkombëtare  të  mineralit  të papërpunuar. Gjithashtu,  me  anë  të  këtij  projektligji  propozohet  që  taksa  e  rentës  minerare  për  përmbatjen  e mineralit  metalor  në  nënproduktin  minerar  të  jetë  1/2  e  normës  së  mineralit.  Aktualisht,  sipas legjislacionit  në  fuqi,  për rentën  për  mineralet  metalore  aplikohet renta  prej  6%,  si  në rastin  kur minerali  shkon  direkt  për  eksport,  i  papërpunuar,  edhe  në  rastin  kur  shitet  nga  nxjerrësi  te  një përpunues brenda vendit. Ndërkohë që, pas përpunimit, për produktin e përpunuar, të destinuar për eksport, renta llogaritet përsëri në masën prej 2/3 e 6%, pra 4 % për vlerën e mineralit të përfshirë në produkt. Përpunuesi, i cili është edhe eksportues, në të njëjtën kohë, llogarit rentën prej 4% dhe paguan vetëm shtesën, në rast se rezulton e tillë. Me ndryshimin e propozuar, renta, në rastin kur minerali shkon direkt për eksport, pa u përpunuar në vend, do të vazhdojë të mbetet 6%, ndërkohë, nëse minerali shitet për t’u përpunuar në vend, do të aplikohet në masën 3%. Ky parashikim synon të japë një stimul për këtë industri, me qëllim nxitjen e përpunimit të mineraleve brenda vendit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here