Zhvendosja e nënstacionit të qendrës, stakime të energjisë gjatë orëve të natës

0
173

Kompania e shpërndarjes do të përfundojë zhvendosjen e nënstacionit të qendrës së kryeqytetit brenda datës 25 Nëntor.

Drejtori teknik i OSHEE-së, Petraq Lika thotë se gjatë kësaj periudhe do të ketë stakime të energjisë për shkak të testimeve që nevojiten. Kompania premton se do të përpiqet që kufizimet e energjisë t’i bëjë gjatë orëve të natës.

OSHEE ka sqaruar se ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit janë shkaktuar nga dëmtimet e linjave të OSHEE-së nga disa kompani që kryejnë punime në rrugët e Tiranës, 10 prej të cilave janë paditur, por edhe si pasojë e ngarkesës në rrjet./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here