Qytetarët mësyjnë zyrën e Armando Subashit: Dil jashtë! (VIDEO)

0
196

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është përballur me protestën e qytetarëve gjatë një mbledhje, ku do të fliste për ndërtimin e një impianti për djegien e mbetjeve

Banorët e Mbrostarit në momentin që Subashi po fliste për ndërtimin e impiantit, qytetarët nisën të brohorasin: “Nuk e duam”. Pas kësaj, ata nisën t’i kërkojnë kryetarit të bashkisë që të largohej. Banorët hynë në zyrën e kreut të Bashkisë me pankarta ‘Stop kancerit’, ndërsa më pas janë larguar të indinjuar. Mësohet se Subashi iu ka komunikuar protestuesve se projekti për ndërtimin e impiantit është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, tensione ka pasur edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku nuk kanë munguar tonet e larta të zërit, duke bërë që mbledhja të dështojë. Më pas protesta e tyre është zhvendosur jashtë ambienteve të Bashkisë.

https://www.youtube.com/watch?v=IcJsXiklkpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here