“Kam edhe 6 muaj jetë, por nuk dua të rri në krevat”, postimi prekës i të riut në facebook

0
188

Është vetëm 21 vjeç por mjekët i thonë se i mbetet shumë pak për të jetuar. Matt Greenwood është një i ri anglez nga Oxford, i cili disa muaj më parë zbuloi se ishte prekur nga kanceri në kocka. Fatkeqësisht sëmundja e tij u rëndua me shpejtësi, pa u lënë shumë mundësi mjekëve që të tentonin ta shpëtonin, deri në momentin kur u detyruan t’i thoshin se i mbeteshin vetëm gjashtë muaj jetë.

Pavarësisht asaj që mësoi, Matt deklaroi se nuk do qëndrojë në krevat duke pritur vdekjen, por se do tentojë të plotësojë dëshirën e tij të fundit, atë që të vizitojë vende të ndryshme të botës. Miq dhe të afërm të tij kanë nisur një fushatë online për të mbledhur të ardhura, në mënyrë që të plotësojnë dëshirën e fundit të Matt. Deri më tani janë mbledhur 40 mijë dollarë, por objektivi është për 75 mijë.

Me këtë shumë, siç raporton noa.al, 21- vjeçari mund të paguajë një infermiere që ta shoqërojë gjatë udhëtimit të tij të fundit si dhe do mund të blejë një karrocë me rrota që të lehtësojë nevojat e tij. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, duke qenë se u desh prerja e një këmbe, por pavarësisht kësaj ai synon ta çojë deri në fund dëshirën e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai kishte shkruar, “Më copëtohet zemra që duhet të shkruajë këtë mesazh. Ajo që ju kërkoj të gjithëve është të pranoni vendimin tim. Ndaloj së luftuari kancerin dhe dua të kthehem të jetoj, të udhëtoj, të festoj dhe të bëj dashuri. Ju kërkoj të gjithëve të kryqëzoni gishtat dhe të më ndihmoni që të shfrytëzoj çdo minutë që më ngelet. Ju dua të gjithëve” .

582ae1f4180000ca0330e166

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here