Bashkia fton njerëzit për të lëvizur me biçikleta, por harron një detaj të rëndësishëm(Foto)

0
181

15126200_330329160675561_711422525_o

Në vitin e fundit është parë një trend i ri i lëvizjes nëpër rrugët e Tiranës. Shumë njerëz kanë lënë makinat e tyre në garazhe dhe po lëvizin më biçikletë. Nisma është nisur nga Bashkia e Tiranës e cila ka ftuar të gjithë qytetarët që të mbrojnë qytetin e tyre duke mos e ndotur. Mbrojta e qytetit nga ndotja sipas Bashkisë së Tiranës, do të mund të bëhej edhe me përdorimin e biçikletave. Qytetarë të shumë ju përgjigjen thirrjes dhe filluan që të lëviznin në këmbë ose me dyrrotakë. Në disa rrugë të qytetit u vendosën edhe parkime për biçikleta, por përsëri mungesa e korsive ishte një problem. Parkimet për mjetin i cili nuk ndot ambientin janë ta pakta. Në ato pak vende për të qëndruar biçikletat, këto mjete janë të shumta dhe mbi kapacitetin. Kjo mund të ndodhë edhe për një arsye tjetër, sepse njerëzit janë shumë ekologjik dhe të gjithë duan që të përdorim biçikletat. Nisma e bashkisë duket që është përqafuar nga shumë njerëz, por ende institucioni nuk e ka kuptuar. Bashkisë i duket sikur është ende në ditën e parë, kur askush nuk e përdor dy rrotakun dhe kryeqyteti vuan  për parkime biçikletash.  Nisma ekologjike janë shumë të mira për ambientin, por duhet që të vazhdohen në kohë dhe jo të mbeten sipas projektit fillestar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here