Vlorë/ Mashtroi abonentët për faturat aforfe, arrestohet ish-punonjësi i OSHEE

0
155

Një ish-punonjës i  Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë është arrestuar nga policia për mashtrim.

Agim Shehu, 46 vjeç, banues në Cerkovinë u arrestua në qytetin e Vlorës.

Vepra penale për të cilën akuzohet ka ndodhur gjatë periudhës 2009-2010.

Policia thotë se Shehu duke qenë punonjës i OSHEE-së Vlorë, ka përfituar një sasi parash nga disa persona duke u premtuar se do paguanin energjinë elektrike aforfe (pa kamatë vonese), nëpërmjet mashtrimit.

Për këtë vepër penale ai është dënuar me 3 vite burg dhe ishte në kërkim nga policia.

Ndërkohë blutë e Vlorës kanë arrestuar dhe një shtetas për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Skëder Leskaj, 61 vjeç, banues në Radhimë të Vlorës, ka aksidentuar me mjetin e tij tip “Dahtsun” këmbësorin M.Z., 91 vjeç, banues në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here