Shkodër/ Arrestohen për vjedhje të rinjtë

0
193

Dokumentohen me prova ligjore 2 vjedhje, kapen dhe ndalohen nga policia 2 autorët e dyshuar. Në kuadër të një plani masash për parandalimin e ngjarjeve dhe konkretisht, “Vjedhjes”, shkatërrimit të pronës si dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, Specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe nga veprimet hetimore të kryera, bënë të mundur dokumentimin e 2 vjedhjeve dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Më datë 16.11.2016, u arrestua shtetasi : Arlind Haxhija, 25 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas dyshohet se më datë 21.10.2016 se në Shkodër, i ka vjedhur shtetasit T.K. shumën prej 3.700 Euro, dhe një kasetofon brenda automjetit të tij. Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi i shpallur në kërkim : Saimir Hajdari, 37 vjec, banues në Shkodër. Dyshohet që më datë 10.11.2016, në Shkodër, në afërsi të Universitetit Edukim-Fizik, ky shtetas i ka vjedhur biçikletën shtetases S.T. , vjedhje e cila është faktuar nga pamjet filmike të kamerave të këtij Universiteti. Nga shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera, për veprën penale të “Vjedhjes”, dhe vënien para përgjegjësisë penale të gjithë autorëve të dyshuar.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here