Hetimi i zyrtarëve të shtetit/ Gjykata “rrëzon” si të paargumentuar kërkesën e Prokurorisë për të sekuestruar formularët elektronikë

0
134

Gjykata e Tiranës rrëzon si të paargumentuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar formularët elektronikë të  deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të shtetit.

Hetimin me iniciativë të vetë kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla, Gjykata e ka quajtur si të pambështetur me prova dhe nisur nga kjo situatë ka vendosur të hedhë poshtë 6 vendimet e organit të akuzës, e cila kërkoi sekuestrimin e regjistrave elektronikë.

Rrëzimi i vendimeve të Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPI ka ardhur pak ditë pas kërkesës së juristëve të këtij Inspektoriati, të cilët i kërkuan gjykatës së shfuqizonte vendimet e sekuestrimit të Prokurorisë.

Gjykata ndërkohë ka lënë në fuqi vetëm vendimet e sekuestros për rastin e dy deputetëve dhe një ish-deputeti.

ILDKPI i kërkoi Gjykatës heqjen e  masës së sekuetsros për 6 vendimet e Prokurorisë, të cilat konsiderohen si të paargumentuara dhe të mbështetura me qëllime jo të ligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here