Gjykata e rikthen në punë, Edmond Koseni: Pres të futem në radhët e Policisë së Shtetit

0
664

– Ish-kreu i Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni ka fituar betejën gjyqësore për tu rikthyer në punë. Koseni deklaroi për ‘News24’ se nuk ka qenë i përjashtuar dhe as i larguar nga radhët e policisë. Ndër të tjera Koseni bëri të ditur se ishte i pezulluar me urdhër të ministrit të Brendshëm në atë kohë, Ilir Gjoni, aktualisht ambasador në Zvicër, deri në përfundim të hetimit të çështjes pasi akuzohej për veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim. Sakaq, ish-kreu i Policisë së Elbasanit pohon se vendimi i gjykatës përcakton se ai duhet të paguhet që nga koha kur është pezulluar. “Drejtësia më dha të drejtën e mohuar. Kam punuar me ndershmëri në radhët e policisë. Kemi kaluar stres familjarisht. Besoj në zbatimin e vendimit të gjykatës. E pres rikthimin në radhët e policisë së shtetit”, tha Koseni. Koseni, të cilin e quanin ‘Komisari i hekurt’, njihet për shpartallimin e bandave në Elbasan dhe vendosjen e ligjit pas trazirave të vitit 1997, ndërsa pas largimit nga policia ka punuar dhe në fabrikat e çimentos në Peqin. Në vitin 2012, pas 11 vitesh betejë për drejtësi me shtetin shqiptar, Edmond Koseni u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Tiranë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here