Basha: PD nuk ka asnjë vendimarrje për hapjen e negociatave për në BE

0
163

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar lajmin e trilluar nga Partia Socialiste, se opozita kërkoi në Bruksel që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’, Basha është shprehur se PD nuk ka asnjë vendimmarrje për hapjen e negociatave, por kjo gjë i takon vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“Komisioni ndërparlamentar Shqipëri-BE nuk ka ansjë rol në vendim-marrjen për hapjen e negociatave”, tha Basha, duke theksuar gjithashtu se nëse kjo çështje do të varej nga kryetari i PD, do të firmoste menjëherë hapjen e negociatave.

“Po të jetë në dorën time e firmos që nesër hapjen e negociatave të Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati shprehu shqetësimin për situatën e drogës në vend dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lulzim Basha ka akuzuar Qeverinë se me paratë e kanabisit po përgatitet shkatërrimi i zgjedhjeve, për të blerë votat e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here