Standard.al

Varka misterioze me një shënim të fshehtë gjendet në brigjet irlandeze (Foto)

0

Një varkë misterioze ka zbarkuar në brigjet e një fshati të vogël Irlandez. Mendohet se ka ardhur nga Kanadaja.

Kjo varkë me një madhësi të konsiderueshme besohet të jetë me energji diellore. Ajo u shfaq të dielën në Ballyglass, sipas njësisë së rojeve bregdetare të fshatit.

Nuk ishte askush në bord por në një shënim të fshehtë të shkruar brenda në varkë thuhej se i përkiste Rick Small, një aventurieri kanadez i cili vitin e kaluar përshkoi rreth 4000 milje në një biçikletë me energji diellore.

Mesazhi në letër i referohej Newfoundland, një ishulli në bregun lindor kanadez.

“Unë, Rick Small, i dhuroj këtë strukturë një të riu të pastrehë për t’i dhënë atij një jetë më të mirë që qytetarët Newfondlanders zgjedhin të mos kenë! Pa qira, pa hidro”.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.