Të rinjtë e Shkodrës në protestë: Rama, ti nuk je kryeministër i shqiptarëve, por turpi i shqiptarëve

0
153

Një protestë e veçantë është bërë sot në Shkodër nga disa të rinj. Ata kanë shprehur irritimin e tyre kundër deklarateve të Edi Ramës ndaj Donald Trump gjatē fushatës në SHBA. Sipas të rinjve deklaratat e Ramës i kanë bërë dëm marrēdhënieve shqiptaro-amerikane. Më poshtë deklarata e plotë e protestuesve.

“Është një protestë për të shprehur qartazi revoltën dhe distancimin e plotë të të rinjve shkodranë nga deklaratat dhe qëndrimet e papërgjegjshme të kryeministrit shqiptar gjatë dhe pas fushatës elektorale në USA, ndaj atij që sot është zgjedhur president i popullit të madh amerikan, Donald Trump, miqve tonë më të mirë, aleatëve tanë strategjik, shembullit të demokracisë dhe lirisë botërore.

Deklaratat dhe qëndrimet e papërgjegjshme të kryeministrit tonë të marrë me qira, i konsiderojmë si një dëm të jashtëzakonshëm që i është bërë Shqipërisë, shqiptarëve kudo janë dhe çështjes kombëtare në përgjithësi.

Prandaj jemi këtu për të shprehur qartë që rinia shkodrane dhe ajo shqiptare nuk do të pranoje kurrë deklarata dhe qëndrime ofenduese, denigruese ndaj përfaqësuesve të popullit amerikan miqve tanë të mëdhenj historik”, thanë të rinjtë në deklaratat e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here