Ligji “Për Urdhrin e Psikologut”/ Kandidatët që mund të anëtarësohen dhe më pas të licensohen për të ushtruar profesionin

0
1069

MINISTRA DHE DEPUTETE HYNE NE SEANCE - /r/n/r/nMINISTERS AND LAWMAKERS ENTERS IN A PARLIAMENTARY SESSION -

“Kandidatët që kanë  dy ciklet e para të  studimit në fushë, pra Bachelor në psikologji dhe Master (profesional ose shkencor) në psikologji, regjistrohen në urdhër pa provim shteti”

Sejrie Baleta

Pas miratimit të ligjit “Për Urdhrin e Psikologut” tashmë të gjithë psikologët  brenda datës  12 janar duhet të regjistrohen (anëtarësohen) në urdhër. Ndërsa punonjësit social duhet të regjistrohen  në “Urdhrin e Punonjësit Social” deri në 30 nëntor. Të gjithë ata që do të anëtarësohen në urdhër do të votojnë më pas për strukturat drejtuese apo do të votojnë për kandidatë që të bëhet i mundur ndërtimi i urdhrit. Asnjë psikolog nuk mund ta ushtrojë profesionin apo që të vazhdojë punën nëse nuk është pjesë e këtij urdhri. Për psikologen dhe njëkohësisht deputeten e Partisë Demokratike e cila e ka ndjekur dhe ka qenë pjesë e debateve në Komisione që janë zhvilluar për ndërtimin e këtij urdhri  është shprehur për gazetën “Standard” se: “Së pari dua të theksoj se ka qenë një përpjekje e hershme disa vjeçare (mbi 10 vite e më shumë) nga profesionistët e psikologjisë për të pasur urdhrin e psikologut.  Meritë  të veçantë  kanë  themeluesit e degës së psikologjisë në Shqipëri, aktualisht shumica prej tyre profesorë të departamentit të psikologjisë në Universiteti i Tiranës. Është  bërë një  përpjekje e madhe së bashku me departamentet si motra të Universiteti i Elbasanit  dhe Universiteti i Shkodrës.  Dhe nuk është aspak meritë  e kësaj qeverisje por e tyre.  Kjo ka qenë e nevojshme për shkak të pseudo profesionalizmit çka e ka dëmtuar jo pak imazhin e profesionit të psikologut në Shqipëri ” thekson Halimi.

Nevoja për “Urdhrin e Psikologut”

Nevoja për të ngritur një urdhri  për psikologët në thelbin e vet ka të bëjë për mbrojtjen e psikologëve dhe të klientëve që ata të njihen ligjërisht. Këtu futen raste të abuzimeve me klientët apo dhe në të kundërt. Më tej gjatë fjalës së saj psikologja Halimi e sqaroi nevojën e këtij urdhri dhe se ai përcakton detyrimet. “Së dyti urdhri mbron psikologët dhe klientët mbi baza ligjore dhe i njeh ata, ligjërisht. Urdhri gjithashtu përcakton edhe detyrimet. Fjala vjen p.sh se nëse një  profesionist abuzon me klientin e tij në forma të  përcaktuara sipas kodit etik të APA-s(American Psychological Association), këtë përdorim në, urdhri ndihmon për njohjen ligjore të abuzimit dhe e kundërta në rastin kur janë klientët. Urdhri ndihmon që tashmë shërbimet/ seancat e këshillimit psikologjik dhe psikoterapisë të njihen ne skemën e kontributeve shoqërore. Kërkesa për urdhrin ka qenë për të ndarë njëherë e mirë ligjërisht profesionistin nga ai që nuk është i tillë dhe kjo është  një domosdoshmëri pasi psikologu është  një profesion delikat, mjaft delikat madje dhe si i tillë do mjaft kujdes. Në  lidhje me debatet aktuale se kush përfshihet ose jo në urdhër më lejo të të them se për këtë çështje në komision ka pasur mjaft debate” tha më tej Halimi.

Kush përfshihet në urdhër

Debate të shumta ka pasur në Komisionin për Punë dhe Çështje Sociale në lidhje me ngritjen e këtij urdhri. Përfshirja e peronave në bazë të ciklit të studimit ka hasur  debatet më të mëdha. Një ndër to sipas psikologes Halimi ishte fakti se: “ Fillimisht ministria kërkoi që të përfshihen në urdhër të gjithë ata që punojnë psikologë edhe nëse kanë vetëm një cikël studimi. P. Sh vetëm master pavarësisht se studimet bazë i kanë diku tjetër(theksoj se ka persona që punojnë aktualisht psikologë dhe kanë vetëm një cikël studimi)”.

Licensimi

Regjistrimi i psikologëve si fillim në këtë urdhër i hap direkt rrugën licencimit, pra që do ti nënshtrohen një provimi. “Debati më i madh lidhej me licencimin e tyre pasi regjistrimi kështu në urdhër i hapte rrugën licencimit.  E ritheksoj se psikologjia është një profesion delikat.  Kërkon tepër kualifikim për tu marrë me rastin.  Ne kundërshtuam pasi ishte absurde që ndërkohë që i fut mjeket, infermierët, mësuesit, etj, testim pas testimi si mundet të lësh të punojë diku si psikolog kur nuk ka kualifikimin si i tillë.  Kërkuam gjithashtu që për themeluesit e degës së psikologjisë në Shqipëri të përcaktohej një vend nderi në urdhër çka nuk u mor parasysh. Kërkuam jo përjashtim për lënien e afateve kohore për përmbushjen e detyrimeve të kualifikimit pas regjistrimit në urdhër sikurse është aktualisht edhe ne urdhrin e punonjësit social. Kjo gjë nuk na u pranua nga ministria” tha më tej psikologja Halimi.  Në urdhër mund të regjistrohen të gjithë psikologët që kanë mbaruar një programe studimi në psikologji, por nuk mund të licencohen nëse nuk kanë mbaruar dy programe studimi.  “Gjithë vëmendja është  në nenin 6/7(njëherë del 6 njëherë 7 për shkak te ndryshimeve) mbi kriteret e anëtarësimit dhe nenin 23 pika 1 dhe 2. Sipas këtyre neneve kandidatët që kanë  dy ciklet e para të  studimit në fushë, pra Bachelor në psikologji dhe Master (profesional ose shkencor) në psikologji, regjistrohen në urdhër pa provim shteti.  Neni 23 pika 1. Ndërkohë personat që  nuk kanë  studime bazë, Bachelor, në  psikologji por kanë  dy cikle të  tjera në  psikologji (master dhe doktoraturë) si dhe kanë  jo me pak se 5 vite që  punojnë si psikologë bëjnë provim shteti. Neni 23 pika 2, ky provim mund të bëhet nga këta persona 3 vite nga regjistrimi në urdhër. Për ata që  kanë  vetë m Bachelorin në psikologji dhe Master në  fushë  tjetër ose Bachelorin në fushë tjetër dhe masterin në psikologji nuk regjistrohen dot në urdhër pa pasur dy cikle studimi. Ose më  saktë  mund të  aplikojnë  për tu regjistruar në urdhër por nuk mund të  realizojnë dot licencimin.  Kjo në fakt është  në varësi edhe të vendimeve që do të marri vetë urdhri pas ndërtimit të tij” përfundoi Halimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here