Krimet e Rënda pranojnë pjesërisht kërkesën e avokatit të Shtrazës për shkurtim të hetimeve

0

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka pranuar pjesërisht kërkesën e avokatit të Denis Shtrazës për të shkurtim të kohës së hetimeve ndaj klientit të tij, i cili akuzohet si një nga pengmarrësit dhe vrasësit e Gazmend Çollakut. Ky i fundit u rrëmbye në mes të Durrësit dhe më pas u gjet i vrarë me disa plumba dhe duart të lidhura në një rrugë në Fushë-Krujë. Mësohet se prokuroria kishte kërkuar edhe 2 muaj kohë për hetimet, ndërsa sot u vendos që afati do jetë 1 muaj e 15 ditë. Avokati i Shtrazës, Alban Qafa theksoi se kanë kaluar mbi 9 muaj nga hetimet për klientin e tij dhe se prokuroria kishte pasur kohën e nevojshme në dispozicion. Shtraza akuzohet se së bashkë me persona të tjerë ai rrëmbeu Çollakun mbrëmjen e 6 janarit, ndërsa mengjesin e ditës tjetër ai u gjet i vrarë me 4 plumba në kokë.

Loading...

KUSH ESHTE DENIS SHTRAZA

Në vitin 2009, 33-vjeçari Denis Shtraza u ekstradua nga Gjermania pasi akuzohej për dy plagosje në Durrës. Në shkurt të vitit 2013 ai u plagos rëndë në qendër të Durrësit, ndërsa në prill të vitit 2014 u arrestua pasi nën efektin e alkoolit shkatërroi lokalin e një shtetasi. Shtraza njihet edhe si një njeri me lidhje të forta me persona të tjerë të inkriminuar. Shtraza është pjesë e të njëjtës bandë të trafikimit të lëndëve narkotike që është edhe Emiljano Shullazi. Njëkohësisht Shtraza është edhe mik i Shullazit.

Loading...

Lini nje pergjigje