“Bëmat” e Qeverisë/ Në 4 muaj, 15 milionë € detyrime të papaguara. Zbulohet lista me të gjitha detyrimet e çdo ministrie

1
260

euro-520x330

–   Rikthehet fenomeni i faturave të papaguara ndaj subjekteve dhe individëve, të cilëve shteti nuk u likuidon borxhet. Me premtimin për zhdukjen e tyre Rama erdhi në pushtet…

Ervin Kaduku

Që nga janari i vitit të kaluar deri në fund të gushtit të këtij viti, qeveria shqiptare ka akumuluar një mal me detyrime të reja me fatura të papaguara ndaj privatëve, subjekte tregtare apo individë.

Sipas statistikave të ministrisë së Financave, të publikuara ditën e djeshme, rezulton se një shifër shumë e lartë e detyrimeve të papaguara është krijuar rishtazi. Kështu, në rast se, nga janari 2015 deri në fund të prillit 2016 shuma e detyrimeve të tilla ndaj privatëve ishte 532 milionë lekë, aktualisht shifra e tyre është 2.5 miliardë lekë, pra me një rritje pesë herë brenda vetëm katër muajve. Qeveria ‘Rama’ erdhi në pushtet edhe me votat e atyre që besuan premtimin se do të paguheshin të gjitha detyrimet e prapambetura dhe do të merreshin masa që të mos krijoheshin më të tilla. Madje, këtë premtim e besuan edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke bërë që nga ky instoticion financiar të vijnë në Shqipëri qindra miliona euro kredi të buta. Të cilat tashmë duket se janë përdorur për qëllime të tjera, por jo për të shlyer borxhin. Këtë e tregon edhe fakti që, pavarësisht nga bllokimi total i investimeve me fonde buxhetore dhe rritja relative të ardhurave, borxhi publik vijon të mbetet në nivele skandaloze: gjithnjë sa afro 70 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por krijimi i afro 2 miliardë lekëve si detyrim i ri vetëm në katër muaj tregon qartë se edhe rritja e premtuar e pagave dhe pensioneve do të bëhet në kurriz të pjesës vitale të ekonomisë shqiptare, që përfaqësohet nga sektori privat.   Më poshtë jepet në mënyrë më të detajuar për çdo ministri vlera e këtyre detyrimeve, bazuar në informacionet zyrtare të ardhura.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës – për 4 mujorin e II-të të vitit 2016 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 1.69 miliardë lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), për 4 mujorin e II të vitit 2016 deklaron detyrime të krijuara rishtaz në vlerën 1.28 miliardë lekë për:

Kontrata studime projektime dhe oponencë, në vlerën 20.4 milionë lekë, që kanë ardhur si pasojë e mosplanifikimit të tyre në buxhetin e vitit 2016 nga ARRSH.

Kontrata investimi (ndërtime, rikonstruksione) në vlerën 751.9 milionë lekë, që janë kontrata shumëvjecare dhe buxhet i pamjaftueshëm për likujdimin e plotë të faturave, ndërkohë që kontraktorët vazhdojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.

Supervizione punimesh, në vlerën 3.2 milionë lekë, kanë lidhje me kontratat e ndërtimit.

TVSH dhe kosto lokale, në vlerën 69.4 milionë lekë.

Shpronësime – në vlerën 98.8 milionë lekë.

Vendime gjyqësore – në vlerën 124.4 milionë lekë.

Kontrata mirëmbajtjeje – në vlerën 206.1 milionë lekë.

Sipas informacionit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, konstatohet se detyrimet e krijuara në periudhën 1 Maj – 31 Gusht 2016, lindin si pasojë e tavanit të ulët buxhetor të këtij viti, i cili nuk mund të përballojnë kontratat shumëvjeçare të angazhuara më parë.

Ujësjellës Kanalizime, për 4 mujorin e II të vitit 2016 deklaron detyrime të krijuara rishtazi në vlerën 415.1 milionë lekëve: Për projektet me financim të huaj që ka të bëjë me pagesat të rimbursimit të TVSH-së, 174.6 milionë lekë. Për projektet me financim të brendshëm për furnizimin me ujë të plazheve Durrës – Kavajë, 240.5 milionë lekë.  Përsa i përket periudhës 1 Janar 2015 – 31Gusht 2016, detyrimi i akumuluar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës shkon në vlerën 1.84 miliardë lekë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit – raporton një vlerë prej 8.3 milionë lekësh të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë në disa institucione për 4 mujorin e II të vitit 2016.

Ministria e Drejtesisë për 4 mujorin e II të vitit 2016 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 73.5 milionë lekë, të ndara sipas institucioneve si më poshtë:

Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave – 59.3 milionë lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Nga AKKP është ngritur problemi për pamjaftueshmëri fondesh për të bërë të mundur financimin e këtyre detyrimeve brënda vitit buxhetor 2016.

Mjekësia Ligjore – 1.4 milionë lekë; gjithashtu edhe ky institucion ka ngritur problemin për pamjaftueshmëri fondesh për të bërë të mundur financimin e këtyre detyrimeve brënda vitit buxhetor 2016.

Aparati i Ministrisë së Drejtësisë – 8.3 milionë lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit- 3.3 milionë lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore; ky institucion ka ngritur problemin për pamjaftueshmëri fondesh për të bërë të mundur financimin e këtyre detyrimeve brënda vitit buxhetor 2016.

Përsa i përket periudhës 1 Janar 2015 – 31 Gusht 2016 detyrimi i akumuluar është 192.5 milionë lekë.

Ministria e Shëndetësisë – për 4 mujorin e II të vitit 2016 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 5.9 milionë lekë, që janë vendime gjyqësore në disa D.SH.P dhe spitale në rrethe.

Përsa i përket periudhës 1 Janar 2015 – 31 Gusht 2016 detyrimi i akumuluar është 8.4 milionë lekë.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave -raporton një vlerë prej 37 milionë lekësh të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore për 4 mujorin e II të vitit 2016.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes –raporton një vlerë prej 1.1 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore për 4 mujorin e II të vitit 2016.

Përsa i përketperiudhës 1 Janar 2015 – 31 Gusht 2016, detyrimi i akumuluar është 247.2 milionë lekë.

Ministria e Integrimit Evropian – për 4 mujorin e II të vitit 2016 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 3.9 milionë lekë.

Përsa i përket periudhës 1 Janar 2015 – 31 Gusht 2016, detyrimi i akumuluar është 8.2 milionë lekë për pagesa të vendimeve gjyqësore.

Ministria e Mirëqënies Socialedhe Rinisë– raporton se detyrimet e reja për 4 mujorin e II të vitit 2016 janë në total në vlerën 5.2 milionë lekë për vendime gjyqësore në institucionin e Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Ministria e Mjedisit – raporton një vlerë prej 139 milionë lekë të lindura si detyrime nga   vendimet gjyqësore të formës së prerë për 4 mujorin e II të vitit 2016.

Përsa i përket periudhës 1 Janar 2015 – 31 Gusht 2016, detyrimi i akumuluar është 152.4 milion lekë, të gjitha për vendime gjyqësore.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve në lidhje më detyrimet e krijuar rishtazi raporton një vlerë prej 2.5 milionë lekësh për rimbursimin e TVSH-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here