Zyrtare/ Kjo është e ardhmja e Bunjakit tek Kosova?

0

Albert Bunjaki do të vazhdojë të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Është ky vendimi që ka marrë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Loading...

 

Tekniku u vu në qendër të kritikave pas humbjes 2-0 ndaj Turqisë, ku Bunjaki nuk bëri asnjë zëvendësim. Shumë tifozë kërkuan shkarkimin e tij, mirëpo kreu i futbollit kosovar e ka konfirmuar 45-vjeçarin.

“Bunjaki do të vazhdojë të mbetet selektor i Kosovës”, ka deklaruar Vokrri në një prononcim për gazetën Express.

“Unë i kuptoj shqetësimet e sportdashësve, por mundësitë dhe dëshirat janë dy gjëra të ndryshme”, ka theksuar ai.

Kontrata aktuale e Albert Bunjakit me FFK-në skadon në vitin 2020

Loading...

Lini nje pergjigje