Viktima e aksidentit në Gjirokastër kishte humbur vëllanë në të njëjtin vend vite më parë në një tjetër aksident automobilistik

0
180

Personi në foto është 32-vjeçari, Blerim Bizhga, i cili humbi jetën dje tragjikisht në një aksident automobilistik në Gjirokastër, pranë liqenit të Viroit. Fatkeqësisht po afër këtij vendi, i riu kishte humbur vëllain në një tjetër aksident automobilistik. Aksidenti ndodhi duke u gdhirë dita e hënë.

ImageBizhga bashkë me shokun që kishte në makinë, Sokol Lushkaj, ndodhej në një prej lokaleve të Gjirokastrës nën shoqërinë e disa miqve të tyre. T ë dy po ktheheshin nga Gjirokastra për në Tepelenë.

Blerim Bizhga punonte në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Bashkinë Tepelenë, ndërsa shoku i tij i plagosur rëndë nga aksidenti shërbente si ushtar me pagesë në Forcat e Armatosura.  Dyshohet se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit mbi makinë, por edhe prej mjegullës dhe lagështirës në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here