Presidenti historik i Amerikës – Udhëtimi i lamtumirës i Barack Obamës

0
149

 

Barack Obama kaloi muajt para zgjedhjeve amerikane duke e cilësuar Donald Trumpin si të papërshtatshëm për detyrën e presidentit.

Irini Meçe

Tani, Obama duhet të kthejë mbrapsht fjalët e tij, pasi gjatë turneut të lamtumirës në Europë, që pritej të ishte një udhëtim triumfatori, Obama ka detyrën e vështirë të sigurojë aleatët nervozë se Presidenca “Trump” nuk do të jetë aq e keqe sa druhen ata. Sigurisht që është e vështirë, pasi një prej njerëzve që Obama do të takojë është homologu i tij francez, François Hollande, që tha se fjalët e Trumpit të krijojnë ndjesinë e përzierjes.

Obama u tregua kavalier dhe ftoi Trumpin në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve. Por ndërsa shqetësohet se miliarderi mund të zhbëjë trashëgiminë e tij, mund ta ketë të vështirë të fshehë ndjenjat e vërteta në takimet me krerët e Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Francës, në Berlin. Në maj, Obama tha se Trumpi ka shqetësuar aleatët, pasi ka treguar me fjalët e tij se nuk i njeh fare çështjet botërore, ose është më i interesuar për mesazhe në “Twitter”, sesa të mendojë për sigurinë e Amerikës. Ekspertët thonë se çdo përpjekje e Obamës për të zbutur këtë analizë thumbuese nuk do të jetë bindëse.

Obama pritet të ofrojë siguri se Trump, i cili ka kritikuar NATO-n, nuk do të ndryshojë dot aleancën, megjithëse s’mund të jetë i sigurtë për këtë. Obama do të nxisë Europën që të mbrojë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe paktin e Parisit për klimën, dy tema të sulmuara nga Trump. Ekspërtet thonë se udhëtimi i tij i lamtumirës në Europë mund të jetë i trishtuar, pasi fuqia e Obamës po venitet. Obama, president historik, tashmë është thuajse histori. Ndërsa Trumpi është i vendosur të zhbëjë pjesën më të madhe të punës së tij.

Takimi historik, Obama dhe Trump shtrëngojnë duart

Pavarësisht përplasjeve mes tyre, Presidenti Barack Obama dhe Donald Trump janë takuar të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi transferimin e presidencës. Obama është shprehur se është i sinqertë në përmbushjen e përgjegjësisë bazë që ai ka ndaj popullit amerikan dhe demokracisë për të siguruar një tranzit të qetë për presidencën e ardhshme. Pas retorikës gjatë fushatës, Obama e cilësoi Trump si të rrezikshëm kurse presidenti i zgjedhur e quajti Obamën presidentin më të keq të të gjitha kohërave.

Ku do të jetojë familja Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë?

 

Barack e Michelle Obama së bashku me vajzat e tyre do të jetojnë në një shtëpi në Pensilvani, pasi të largohen nga Shtëpia e Bardhë, në fund të këtij viti. Ata do të jetojnë në një shtëpi me qira derisa vajza e tyre më e re, Sasha, të përfundojë shkollën e mesme. Kjo shtëpi ishte listuar për t’u shitur për 5.3 milionë dollarë, para se të dilte në treg në maj. Edhe pse shtëpia e ardhshme është më e vogël se e tanishmja, ajo gjendet në një zonë shumë të pëlqyer të SHBA-së. Shtëpia e tyre e re është ndërtuar në vitin 1928, ka nëntë dhoma gjumi, dy kuzhina e shumë hapësirë për t’u relaksuar. Shtëpia është duke u dhënë me qira për Obaman, nga Joe Lockhart, ish-sekretari i shtypit të presidentit Bill Clinton

Barack Obama, president historik i Amerikës

Senatori demokrat, Barak Obama, fitoi zgjedhjet historike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë kështu presidenti i 44-të i saj. Prej më se tetë vitesh, harta elektorale e SHBA-së dominohej nga ngjyra e kuqe. Por vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, të cilesuara si historike për këtë vend, gjithçka do të merrte fund. Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë ndryshon dominimin blu. Senatori demokrat hyri në histori duke marrë shumë më tepër se sa 270 votat elektorale që duheshin për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Pas shpalljes së rezultatit në të gjitha shtetet me përjashtim të katër prej tyre, presidenti i zgjedhur arriti të grumbullojë 338 vota elektorale kundrejt 159 të rivalit të tij republikan, Senatori Xhon Mekein. Parashikohej se 130 milionë amerikanë, ndoshta më shumë, do të votonin, numri më i madh i pjesëmarrjes në zgjedhje që nga zgjedhjet e vitit 1960. Shumë vetë thanë se kishin votuar në zgjedhje historike dhe për shumë afrikano-amerikanë, ato ishin shumë domethënëse. Obama fitoi bindshëm duke fituar betejat në shtetet kyçe të Ohajos, Floridës dhe Pensilvanise, ai i fitoi 270 votat elektorale të nevojshme për ta siguruar Shtepinë e Bardhë. Në fjalimin e fitores, Obama i tha turmës prej rreth 100 mijë mbështetësve në park, para shtëpisë së tij në Çikago, se “në Amerikë ka ardhur ndryshimi”. Ai tha se zgjedhja e tij dëshmon se forca e vërtetë e Amerikës buron nga idealet e saj të demokracisë dhe lirisë. “Atyre që duan ta përmbysin botën, u themi: Ne do t’ju mundim. Atyre që duan të kërkojnë paqe dhe siguri, u themi: Ne do t’ju mbështesim. Dhe të gjithë atyre që kanë pyetur veten nëse semafori amerikan ende ndizet i bardhë, u themi: Sonte ne dëshmuam edhe njëherë se forca e vërtetë e kombit tonë nuk vjen nga fuqia e armëve dhe shkallës sonë të pasurisë, por nga fuqia e qëndrueshme e idealeve tona, demokracisë, lirisë, mundësisë dhe shpresës së palëkundur”

 Cila do të jetë trashëgimia që do të na lërë Obama?

Historianët e së ardhmes do ta ngrenë lart Obamën. Ai do të mbahet mend si presidenti i parë jo i bardhë amerikan, sigurisht, dhe që e kreu detyrën e tij me dinjitet, elegancë dhe me përkushtim. Administrata e tij fatmirësisht nuk u shoqërua nga ndonjë skandal, dhe nuk ka marrë vendime të nxituara që t’i ktheheshin kundër. Ai është treguar mëshirëmadh dhe tepër i duruar me shumicën e kritikëve të tij, pavarësisht abuzimeve dhe racizmit të fshehur nga ana e disa prej tyre. Duke hedhur një vështrim pas, Obama do të vlerësohet për reformën në sistemin shëndetësor, për faktin që e shpëtoi vendin nga përsëritja e një Depresioni të Madh, dhe që mbështeti një tolerancë më të madhe ndërmjet minoriteteve përmes legalizimit të martesave gay. Kur mendon se sa të frikshme dukeshin këto gjëra kur ai e mori detyrën në vitin 2009, këto nuk janë arritje të vogla. Dhe Obama i bëri këto gjëra teksa përballej me një opozitë republikane aq toksike dhe ekstreme, sa që po vazhdon të sulmojë edhe udhëheqësit e saj dhe kërcënon vazhdimisht se do ta mbyllë të gjithë qeverinë federale. Ky është lloji i “patriotizmit” republikan. Obama mund të pretendojë se ka arritur disa suksese: Imazhi i SHBA-ve në pjesën më të madhe të botës është më i mirë se sa ishte në momentin kur ai mori detyrën; marrëdhëniet me Kinën kanë qenë kryesisht të qeta pavarësisht “fokusimit” të SHBA-ve tek Azia; dhe marrëveshja bërthamore me Iranin është një sukses i certifikuar deri më tash. Fatkeqësisht, në fushën e politikës së jashtme, Obama ka gjithashtu një numër të lartë dështimesh, duke nisur me Afganistanin. Obama qëndroi në agoni për këtë çështje gjatë vitit të tij të parë në detyrë dhe më pas dërgoi 60,000 trupa shtesë. Ai premtoi se kjo “dallgë” e përkohshme do t’i përmbyste Talebanët dhe do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara që të largoheshin me nder. Tani jemi në vitin 2016, dhe Shtetet e Bashkuara janë ende duke luftuar atje dhe fundi as që duket në horizont. Sikurse disa prej nesh paralajmëruan asokohe, kjo politikë kishte gjasa që të dështonte dhe dështoi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here