Vlorë/ Fqinji e njofton: “Eja se të kanë vjedhur”, hajdutët i boshatisin shtëpinë emigrantit

0
148

– Tre ditë më parë emigranti Apostol Naka është njoftuar nga fqinji se kishte parë një prej dritareve të thyera të banesës dhe dyshonte se i kishin vjedhur. Menjëherë është nisur nga Italia ku jeton por kur ka hapur derën ka pare se gati e gjithë shtëpia ishte boshatisur nga hajdutet “Hyra në shtëpi dhe pashë se ishte vjedhur çdo gjë duke nisur nga televizori, pikturat dhe deri te enët e kuzhinës apo peshqirët”.  Sipas tij ajo që e shqetëson më shumë është vjedhja e armës që i kishte lënë i ati. “Ky hajdut ka vjedhur dhe armën me leje që më ka lënë babai një pushkë funksionale sëbashku me municionet”. Sipas tij ky hajdut tashmë është shumë i rrezikshëm pasi po qarkullon i armatosur ndërkohë që ka bërë të gjitha denoncimet përkatëse. Pas blerjes përsëri të një pjese të gjërave të vjedhura ai është shprehur se “Masa e vetme që mund të marrë është ajo e kthimit të shtëpisë në burg duke vendosur kangjella kudo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here