Po shkonte drejt Prishtinës me çantën plot me drogë, kapet i riu nga Tirana

0
139

Policia e Kosovës bën të ditur se ka kapur një sasi droge në autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë, me ç’rast është arrestuar një qytetar nga Shqipëria.

PK thotë se në këtë rast janë gjetur katër paketime, të kamufluara me rroba, marihuanë që ishte në sasi prej 1.6 kilogram.

“Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve gjetën të kamufluara me rroba katër paketime me substance narkotike e llojit marihuanë. Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime)”, thotë PK.

Më tutje thuhet se personi i dyshuar (qytetar i Republikës së Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës gjithashtu lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here